Sot homazhe në nder të Teodor Laços

Sot homazhe në nder të Teodor Laços

44
0
Shares

Janë zhvilluar sot homazhet në nder të shkrimtarit dhe diplomatit Teodor Laço, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Homazhet u mbajtën në hollin e Ministrisë së Kulturës, në praninë e personaliteteve nga bota e artit, kulturës dhe politikës.
Shkrimtari u nda nga jeta pak ditë pasi festoi datëlindjen e 80-të, si pasojë e një sëmundjeje që prej dy javësh e mbajti të mbërthyer në spital.
I pranishëm në homazhe ishte, ish-kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentari Ilir Meta, si dhe deputete të Kuvendit të Shqipërisë. Pas homazheve trupi i pajetë i Laços do të udhëtojë drejt Korçës, vendlindjes së tij, qytet që la amanet të prehet.
Todi siç e thërrisnin miqtë, më një diplomë në bujqësi, për të cilën punoi si agronom për një periudhë të shkurtër në vendlindje, Korçë, do t’i përkushtohej letrave në fillim viteve 60-të.
Në fushën e letërsisë, veprat e tij do të përbënin një zgjedhje të preferuar për lexuesit që më tregimin “Malaji” e deri në romanin e fundit “Gropas 67”, botuar në 2014.
Në gjithë krijimtarinë e tij, Teodor Laço, krijoi karaktere të çdo kohe, e disa prej tyre u mishëruan edhe në prodhime të Kinostudios Shqipëria e Re, si “Përballimi” “Shi në plazh” e shume pelikula të tjera.
Ai lëvroi edhe publicistikën mes dhjetëra romaneve, novelave e tregimeve, disa të përkthyera në tetë gjuhë të botës. Pas viteve 90, Teodor Laço, u angazhua në jetën politike, duke shërbyer si deputet, Ministër i Kulturës, ambasador  në Rusi, si themelues i Partisë Social Demokrate nga e cila u shkëput për të krijuar një parti atë që sot njihet si Bashkimi Liberal-Demokrat.
Në zgjedhjet presidenciale të 2007 Teodor Laço ishte një nga kandidatët. I vlerësuar më disa çmime, ai, mban urdhrin “Naim Frashëri i klasit të parë” dhe “Çmimin e Republikës”. Largimi nga bota e të gjallëve është një humbje e një personaliteti që la gjurmën e tij në letërsi, kinematografi dhe politikë
Teodor Laço lindi më 29 shtator të 1936 në fshatin Dardhë të Korçës. Paraditen e nesërme në nder të tij, për t’i dhënë lamtumirë e fundit janë parashikuar homazhe, që mësohet se do të mbahen në Ministrinë e Kulturës.
Edhe pse studioi agronomi në Universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në vitet ’60. Laço është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.
Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.

Sali Berisha: Humba një mik të çmuar. Do kujtojmë zërin e tij të fuqishëm

“Teodor Laço është një humbje e madhe për botën e kulturës, artit të letrave dhe politikës, Laço ishte njëri prej shkrimtarëve më të shquar të vendit, një nga intelektualët më të formuar. Një nga politikanët më të urtë. Zëri I tij, ishte zëri i arsyes. sot, ndofta kanë kaluar shumë vite dhe njerëzit kujtojnë me nderim të madh autorin e njërës prej komedive më të pëlqyera në vitet e diktaturës nga mbarë shqiptarët siç ishte ajo ‘Shi në plazh’. Sot kanë kaluar vite, por njerëzit kujtojnë zërin e fuqishëm të intelektualit Laço. Teodro Laço është shkrimtari ndofta që i thuri himne më të bukura Korçës dhe korçarit. ndaj ai zë një vend të ndritur në letërsi. Ndihem I lënduar se kam humbur një mik të çmuar”.

Ilir Meta: Teodor Laço la pas një trashëgimi të pasur

“Ndarja nga jeta e një personaliteti të shquar të një shkrimtari publicist si teodor Laço, është një humbje që do ta ndjejnë të gjithë. Për arsye se kontributet e tij kanë qenë të spikatura, që nga periudha kur ai kontribuoj për letërsinë, por dhe në qeverisjen e vendit. Ndaj me këtë rast dua të shpreh jo vetëm keqardhje për këtë humbej, por edhe besimin se Teodor Laço ka lënë pas një trashëgimi në të gjitha fushat. Ndaj do respektohet gjithmonë”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY