“Alo Edi, Alo Xhaçka”, PD tjetër denoncim: Shqiptarët pa bukë, ju sapo...

“Alo Edi, Alo Xhaçka”, PD tjetër denoncim: Shqiptarët pa bukë, ju sapo dhatë një tender 1,5 mln euro

128
0
Shares

Partia Demokratike ka pyetur sot drejtpërdrejt qeverinë për një tender 1.5 milionë euro. Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se Ministria e Mbrojtjes drejton Rezervat e Shtetit dhe vetëm pas presionit të Opozitës dhe qytetarëve, 10 ditë pas fillimit të krizës, filloi shpërndarjen e ndihmave, në mënyrë selektive, si të ishit njëri i nënës, tjetri i njerkës.

Alibeaj thotë se qeveria nuk e ka mendjen tek qytetarët që nuk kanë bukë të hanë, pasi vonuan me 1 muaj tenderin për blerjen e ushqimeve, ndërsa kërkon përgjigje nga qebveria për kete levizje te fundit.

DEKLARATA E PLOTË     

Të dashur shqiptarë, nga data 12 Mars 2020, Partia Demokratike i ka bërë thirrje Qeverisë që të sigurojë ushqime dhe ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar në këtë situatë të rënduar.

Ministria e Mbrojtjes drejton Rezervat e Shtetit dhe vetëm pas presionit të Opozitës dhe qytetarëve, 10 ditë pas fillimit të krizës, filloi shpërndarjen e ndihmave, në mënyrë selektive, si të ishit njëri i nënës, tjetri i njerkës.

Qeveria bën propagandë me Rezervat e Shtetit se ka furnizim për 3 muaj me ushqime. Gënjen!Të dashur shqiptarë, rezervat e shtetit kanë zero ushqim për ju!Nuk e kanë mendjen te ju!

Nuk u duhet fare, nëse frigoriferin e keni plot apo bosh, nëse keni ilaçe, nëse ju ngelin lekë për të paguar dritat apo ujin, jo! E kane mendjen si të vjedhin, si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët.

Ju jeni pa bukë, Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë nje tender 1,5 milion euro.

Alo Edi, Alo Xhaçka, Dilni jepni shpjegime pse u vonua 1 muaj tenderi për blerjen e ushqimeve! Si u përzgjodh kompania fituese e tenderit, me apo pa garë? Kush e fitoi tenderin?  Në pritje të përgjigjeve nga Alo Qeveria!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY