“Hymë në fazë të re të historisë”, fondacioni ‘Kondrad Adenauer’ pas çeljes...

“Hymë në fazë të re të historisë”, fondacioni ‘Kondrad Adenauer’ pas çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE: Forcat politike të kontribuojnë për plotësimin e kushteve

74
0
Shares

Pasi Shqipëria mori sot lajmin se Komisioni Europian çeli bisedimet për anëtarësim në BE, vjen një reagim nga fondacioni Kondrad Adenauer, permes kreut te saj, Tobias Rüttershoff.

Përmes një mesazhi, ky fondacion thekson se tashmë nisi puna për Shqipërinë, ndërkohë që monitorimi i kushteve dhe i plotësimit të tyre nga ana e qeverisë shqiptare qëndron tashmë në plan të parë.

MESAZHI I PLOTE

Bashkimi Europian hap dritën e gjelbër për çeljen me kusht të bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë – Kërkohet kontroll më i fortë nga Komisioni Europian

Bashkimi Europian synon të nisë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë ranë dakord Ministrat për Çështjet Europiane të 27 vendeve anëtare të martën, më 24 mars 2020 gjatë një videokonference. Tashmë pritet vetëm miratimi formal me shkrim i vendeve anëtare. Ky vendim u përshëndet nga të gjitha palët. Megjithatë si pala gjermane, ashtu dhe opozita shqiptare tërheq vëmendjen për faktin se Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushte paraprake, të cilat shkojnë përtej kërkesave të Bundestag-ut gjerman, të formuluara në shtator të vitit 2019. Kështu u bë i mundur edhe miratimin nga ana e vendeve skeptike. Në fillim të herës Komisioni Europian kishte propozuar nisjen pa kushte të bisedimeve të anëtarësimit.

Lajmi rreth vendimit pozitiv të 27 ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (BE) për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për pak sa nuk kaloi në heshtje për shkak se kryefjala e këtyre ditëve është kriza e koronavirusit. Që më datën 8 mars, kur u raportuan dhe rastet e paratë infektimit në Shqipëri, qeveria ka ndërmarrë hapa të shpejta për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Aktualisht deri në fillim të muajit prill ndalohet lëvizja e qytetarëve përjashtuar një fashë të caktuar orare, gjatë së cilës qytetarët mund të blejnë ushqime apo barna. Vendi ka mbyllur të gjithë kufijtë tokësorë e detarë, po kështu me disa përjashtime të rralla janë ndaluar fluturimet e pasagjerëve. Jeta publike ka ndalur.

Madje të martën në mbrëmje qeveria shqiptare e shpalli epideminë COVID-19 fatkeqësi natyrore në përputhje me dispozitat e Ligjit për Emergjencat Civile – një masë kjo për të cilën bënte thirrje prej ditësh drejtuesi i opozitësLulzim Bashanjëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike, pjesë e partive popullore europiane (EVP).  Tashmë qeveria ka të drejtë të marrë masa të jashtëzakonshme, ndër të tjera kufizimin e lëvizjes, imponimin e karantinimit për persona të caktuar apo për të gjithë qytetarët, kontrolle në banesa etj. Veç kësaj qeveria është e detyruar të dëmshpërblejë të gjithë individët dhe ndërmarrjet për dëmet a humbjet e shkaktuara nga kjo katastrofë apo masat e jashtëzakonshme të ndërmarra nga qeveria për përballimin e saj.

Megjithatë edhe në këto ditë të vështira të gjithë aktorët e politikës shqiptare përshëndetën vendimin e Këshillit për Çështjet e Jashtme të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Kryeministri Edi Rama i Partisë Socialiste që qeveris vendin u shpreh se vendi “ka hyrë në një fazë të re të historisë“:

„Dera (e BE-së) është hapur më në fund në një kohë të mallkuar, kur janë mbyllur dyert e shtëpive tona. Rrugëtimi ynë europian vazhdon më tej, në drejtim pozitiv dhe puna që na pret është e jashtëzakonshme.“

Edhe presidenti Ilir Meta përshëndeti vendimin duke i bërë thirrje qeverisë të mos humbasë kohë për të plotësuar sa më shpejt kushtet e vëna:

„Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE-së. Miratimi për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit është një konfirmim i qartë i perspektivës europiane të Shqipërisë. {…} Nuk duhet harxhuar asnjë minutë për të përmbushur sa më shpejt të jetë e mundur kushtet e vendosura që duhen plotësuar para konferencës ndërqeveritare!“.

Edhe Lulzim Basha, kryetari i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri përshëndeti vendimin e marrë, por vuri në dukje përgjegjësinë e shqiptarëve për plotësimin e kushteve.

„Vendet anëtare të BE-së duke shprehur vullnetin e tyre për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit konfirmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Tashmë është në dorën tonë të plotësojmë të gjitha kushtet. Sa më shpejt të përmbushim detyrimet tona, aq më shpejt do ta përmbushim ëndrrën e shqiptarëve.“

Kapërcimi i pengesave

Çelja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të cilën diskutohet prej vitesh (kujtojmë se Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat që në vitin 2014) dështoi në tetor të vitit 2019 kryesisht për shkak të kundështimit të Francës, por edhe të Danimarkës e Holandës. Krahas rezervave të këtyre vendeve që lidhen me numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë, presidenti francez Emmanuel Macron kërkonte reformimin e procedurave të pranimit të vendeve të reja anëtare. Në Holandë deputetët e Parlamentit Kombëtar ishin të shqetësuar për mangësitë e lirisë së shtypit, problemet me reformën zgjdhore, emigrimin e paligjshëm dhe luftën e pamjaftueshme ndaj krimit financiar.

Në shkurt të vitit 2020 Komisioni Europian arriti që të kapërcente pjesën dërrmuese të rezervave të Francës duke propozuar një reformë për procesin e anëtarësimit[i]. Në këtë kuadër do të forcohet roli i vendeve anëtare në bisedimet e anëtarësimit dhe do të aplikohet një sistem i ri, i cili me anë të procedurave të përshpejtuara dhe fondeve shtesë mbështet pikësëpari progresin në lidhje me shtetin e së drejtës dhe përafrimin e tij me standartet europiane. Por nga ana tjetër vonesat apo hapat pas në procesin e reformave do të ndërshkohen me shkurtim të fondeve apo duke ashpërsuar klauzolat e rishikimit. Përtej këtyre masave, forcimi i bashkëpunimit me BE-në duhet të japë frytet veta për vendet kandidate edhe nëpërmjet investimeve financiare.

Një tjetër risi që sjell propozimi i Komisionit Europian është dhe fakti që nuk mund të mbyllet asnjë prej 33 kapitujve të bisedimeve, nëse „nuk përmbushen objektivat“ në fushën e shtetit të së drejtës. Veç kësaj në të ardhmen „kapitujt e bisedimeve do të organizohen në grupe tematike“ dhe nuk do të trajtohen më të shkëputur nga njëri-tjetri. Një grup me disa kapituj mund të mbyllet vetëm si i tërë. Gjithsej pritet të krijohen gjashtë grupe tematike: elementët thelbësorë; tregu i përbashkët; konkurueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; agjenda e gjelbër dhe konektiviteti i qëndrueshëm; burimet, bujqësia dhe kohezioni; marrëdhëniet me jashtë.

Një tjetër risi është se në të ardhmen vendet anëtare do të kenë mundësi të dërgojnë edhe ekspertë të tyre, për të monitoruar në vend ecurinë e reformave. Deri tani këtë detyrë e kishin vetëm nëpunësit e Komisionit Europian.

Mosbesim karshi Komisionit

Një muaj pas propozimit për reformimin e procesit të anëtarësimit Komisioni Europian paraqiti në fillim të muajit mars 2020 raportet aktuale për vendet. Këto raporte përmbajnë informacion rreth progresit të shënuar në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut për reformat në lidhje me shtetin e së drejtës. Komisioni konfirmonte se të dyja vendet kanë „arritur rezultate të prekshme e të qëndrueshme“, ndaj Komisioni e veçanërisht Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin,Olivér Várhelyi, shprehej në favor të nisjes pa kushte të bisedimeve.

Por gjatë videokonferencës së datës 24 mars këtij rekomadimi nuk iu bashkuanplotësisht të gjithë Ministrat për Çështjet Europiane, të paktën në rastin e Shqipërisë. Problemet e shumta që vazhdojnë të mundojnë vendin, hidhnin hije mbi raportin e Komisionit që u dukej më pozitiv se ç’duhej. Këtu duhen përmendur disa faktorë:para së gjithash prej gati një viti Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk janë të plotësuara e për rrjedhojë të paafta për të vepruar, lulëzimi i korrupsionit dhe nepotizimit, përpjekjet e qeverisë për të kufizuar lirinë e mediave pa harruar të përmenden edhe problemet me krimin e organizuar, veçanërisht problemet me trafikun e narkotikëve dhe qenieve njerëzore.

Ndaj miratimi pa kushte dukej i pamundur, sidomos po të merret parasysh refuzimi më i hershëm i Francës, Danimarkës dhe Holandës.

Për të ngritur një urë ndërmjet vendeve që në vjeshtën e vitit 2019 votuan kundër hapjes së bisedimeve të anëtarësimit dhe atyre që u shprehën në favor të hapjes, Bundestag-u gjerman me kërkesë të grupeve parlamentare të CDU/CSU-së dhe SDP-së kishtë kërkuar që në shtator plotësimin e (para)kushteve të caktuara.[ii]Këto nëntë kushte fillestare të Bundestag-ut tanimë janë zgjeruar në 15 kushte nga vendet anëtare dhe janë integruar në vendimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

Ndaj nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestag Dr. Johann Wadephulpërgjegjës për punët e jashtme e sheh vendimin e ministrave për çështjet europiane një “shprehje të mosbesimit të vendeve anëtare karshi Komisionit Europian”.

Wadephulu shpreh:

„[Komisioni i Bashkimit Europian] propozoi çeljen pa kusht të bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë.

Fakti që vendet anëtare tani kanë formuluaar 15 kushte tregon një gjë: ata presin që Komisioni Europian të jetë më i rreptë dhe më i kujdesshëm në monitorimin e progresit. Kjo duhet të vlejë si për përmbushjen e 15 parakushteve, ashtu dhe për të gjithë procesin e bisedimeve.“

Dr. Katja Leikertnënkryetare e grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestag,përgjegjëse për Europën theksoi rolin e Bundestag-ut për konsensusin e arritur mes vendeve anëtare:

„Nëse qeveria shqiptare ka vullnet politik për realizimin serioz e të plotë të këtyre parakushteve, Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë në këtë proces. Bundestag-u gjerman […] ia ka hapur Shqipërisë derën e bisedimeve me vendimin e datës 26 shtator 2019, por duke e detyruar vendin që deri atëherë të plotësojë deficitet më të mëdha. Me këtë qëndrim Bundestag-u u ka treguar vendeve që deri tani ishin kundër çeljes së bisedimeve, një rrugë, me anë të së cilës sot ato u shprehën pro nisjes me kusht të bisedimeve.“

Procedurë me dy shkallë për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit

Fillimi i bisedimeve të anëtarësimit për vende të reja parashikon ndër të tjera mbajtjen e dy konferencave, pas të cilave hapen bisedimet për kapitujt apo grupet e ndryshme të kapitujve. Vendimi i Ministrave të Jashtëm i datës 24 mars – sikurse edhe vendimi i Bundestag-ut më herët –  parashtron një procedurë me dy shkallë për parakushtet, të cilat duhet të jenë përmbushur deri në mbajtjen e konferencës së parë a të dytë para fillimit të bisedimeve për grupin e parë të kapitujve “Çështje thelbësore” (këtu përfshihen kryesisht çështje të shtetit të së drejtës).  Lista e kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria para nisjes së bisedimeve përmban 15 pika.Këtu përfshihen nëntë kushtet e Bundestag-ut, të cilave u janë shtuar edhe gjashtë të tjera.[iii]

Para fillimit të konferencës së parë Shqipëria duhet të përmbushë gjashtë parakushte

-Miratimi i reformës zgjedhore.

-Zbatimi i reformës zgjedhore që është në proces e sipër si dhe garantimi i aftësisë vepruese të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Veç kësaj duhet të zbatohen edhe opinionet përkatëse të Komisionit të Venecias.

-Duhet të ketë përfunduar ngritja e Prokurisë së Posaçme për Luftën ndaj Korrupsionit (SPAK)dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit (NBI).

-Kusht i ri:Për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jenë zbatuar rekomandimet e parashtruara në Planin e veprimit të Task Forcës për Veprimet Financiare (Action Plan of Financial Action Task Force). Qëllimi i tyre është rritja e transparencës në lidhje me qarkullimin e parave.

-Kusht i ri:Shqipëria duhet të vërë nën kontroll dukurinë e azilkërkuesve dhe të garantojë pranimin e azilkërkuesve që kanë marrë përgjigje negative dhe duhet të kthehen.

-Kusht i ri: Korrigjimi i Ligjit për Mediat në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Para konferencës së dytë, e rrjedhimisht përpara se të nisin bisedimet për grup-kapitujt / kapitujt e parë Shqipëria duhet të plotësojë edhe nëntë kushte të tjera:

-Nisja e proceseve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, që gjatë procesit të vetingut rezultojnë të kenë kryer vepra penale.

-Nisja e proceseve hetimore karshi personave që akuzohen për blerje votash.

-Arritje të qëndrueshme në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen dhe përfundimin e proceseve gjyqësore ndaj funksionarëve të lartë dhe politikanëve.

-Arritje konkrete për zbatimin e reformës së administratës publike.

-Zbatimi i reformës zgjedhore.

-Gjykata Kushtetuese duhet të ketë marrë vendim përfundimtar në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019.

-Kusht i ri:Zbatim i kuadrit ligjor të vitit 2017 (!) për mbrojtjen e minoriteteve.

-Kusht i ri:Miratimi i një ligji për censusin e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Europës.

-Kusht i ri:Progres në procesin e regjistrimit të titujve të pronësisë.

Po të analizohen (para)kushtet e vendimit, kuptohet qartë se vendimi fillestar i Bundestag-ut gjerman i shtatorit të vitit 2019 ka gjetur përkrahje nga shumë vende të tjera anëtare dhe është integruar plotësisht në vendimin e Këshillit. Veç kësaj vendimi i Bundestag-ut rezultoi të ishte një urë e artë në mënyrë që vende si Franca, Holanda (dhe Greqia) të jepnin miratimin e tyre.

Ende shumë punë për të bërë

Siç thuhet shpesh në futboll „Pas lojës fillon loja“, edhe në këtë rast vlen të thuhet se puna fillon tani. Monitorimi i kushteve dhe i plotësimit të tyre nga ana e qeverisë shqiptare qëndron tashmë në plan të parë e do të jetë fort skrupoloz. Ky proces kurrsesi nuk duhet të kalojë në një plotësim sa për të kaluar radhën, përkundrazi kushtet duhet të zbatohen e të përmbushen në përputhje të plotë me qëllimin dhe përmbajtjen e tyre. Në këtë proces Komisioni Europian do të luajë një rol të rëndësishëm. Ndryshe nga panorama rozë që parashtrohej në progres-raportin e fundit, për të cilin Ministrat e Çështjeve për Europën me vendimin e marrë kanë treguar qartë mendimin e tyre, në të ardhmen do të nevojitet që qeveria shqiptare të ndiqet me frymë konstruktive e kritike dhe të kontrollohet nga afërnë punën e saj për plotësimin e kushteve.

Edhe Bundestag-u gjerman nuk do të lërë pa përdorur të drejtën e vet parlamentare për të ndjekur nga afër plotësimin e kushteve e në rast nevoje për të shprehur qëndrime në lidhje me përmirësime të nevojshme. Nëse lind nevoja mund të përfshihen edhe vende të tjera të Bashkimit Europian, sidomos nga ato vende, në të cilat parlamenti është po aq i angazhuar për këto çështje siç është p.sh. rasti i Holandës.

Edhe në Shqipëri duhet që të gjitha forcat politike të kontribuojnë për plotësimin e kushteve.

Të bën përshtypje fakti që qeveria shqiptare teksa shprehej rreth vendimit të marrë pothuajse heshti plotësisht për kushtet e vëna, edhe pse formulimi dhe shtimi i tyre tregojnë se gjendja në muajt e vitet e fundit është bërë edhe më e vështirë se më parë. Ndaj opozitës shqiptare i takon të luajë një rol të rëndësishëm kontrollues. Kryetari i opozitës Lulzim Basha theksoi se duhet të ruhemi nga optimizmi i tepruar:

Politikanët dinë ta shesin sapunin për djathë. Këtu u brohorit për fitore edhe atëherë kur nuk u çelën bisedimet. Nuk mund të luhet më. Duhet të ndryshojmë sjelljen, ndryshe nuk hyjmë dot në Europë

[…]“Por tani për tani Shqipërinë e pret një luftë shumë e madhe kundër koronavirusit. Për këtë vendi merr mbështetje edhe nga BE-ja, çka në këto ditë është me rëndësi si për Shqipërinë, ashtu dhe krejt Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë një shumë deri në 50 milionë Euro për të luftuar virusin dhe pasojat e tij. Kështu njoftoi ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, vetëm pak orë pas vendimit pozitiv për çeljen e bisedimeve. Ndihma përfshin 4 milionë Euro për pajisje mjekësore, 11 milionë Euro për mbrojtjen sociale dhe deri në 35 milionë Euro si ndihmë ekonomike. Mbetet veç të shpresojmë që kjo të krizë të kapërcehet sa më parë, në mënyrë që vendi t’i kthehet punës për sfidat e mëdha që e presin.

Jo vetëm e thjesht për të përmbushur kushtet e BE-së, por për ta kthyer Shqipërinë në një shtet demokratik të së drejtës.

[i]“Forcimi i procesit të anëtarësimit – Një perspektivë e besueshme e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor“, Komisioni Europian, Bruksel, 5.2.2020. https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/enlargement-methodology_de.pdf

[ii]  Kërkesë e grupeve parlamentare të CDU/CSU-së dhe SPD-së, Qarkore 19/13508, Bundestag-u gjerman, 24.09.2019. https://dip21.bundestag.de/dip21/btd/19/135/1913508.pdf

[iii]Ngritja e  SPAK-ut dhe NBI-së përshiheshin në vendimin e Bundestag-ut të datës 26.09.2019si kushte më vete para zhvillimit të konferencës së dytë. Tashmë ato janë integruar në vendimin e Këshillit të datës 24.03.2020si kusht që duhet përmbushur para konferencës së parë ndërqeveritare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY