ANALIZA/ Kur merr fund epidemia e Covid 19, cfarë thotë udhëheqësit dhe...

ANALIZA/ Kur merr fund epidemia e Covid 19, cfarë thotë udhëheqësit dhe shkencëtarët

1895
0
Shares

Nga James Gallagher, BBC

Bota po mbyllet. Vendet që dikur zienin nga jeta e përditshme janë kthyer në qytete fantazmë me masa kufizuese ekstreme.

Është një përgjigje globale e paprecedent ndaj një sëmundjeje. Por kur do të mbarojë dhe kur do jemi në gjendje t’i rikthehemi jetës normale?

Kryeministri Boris Johnson tha se ai beson se Britania e Madhe mund ta ‘kthejë dallgën’ kundër epidemisë brenda 12 javëve të ardhshme dhe se vendi do e mposhtë virusin.

Por edhe nëse numri i rasteve të nisë uljen në tre muajt e ardhshëm, ne do jemi sërish shumë larg fundit.

Do duhet shumë kohë përpara se dallga të ulet- ndoshta vite.

Është e qartë se strategjia aktuale e mbylljes së pjesëve të mëdha të shoqërisë nuk është e qëndrueshme për një kohë të gjatë- dëmi social dhe ekonomik do të ishte katastrofik.

Ajo që kanë nevojë vendet është një ‘strategji daljeje’- një mënyrë për të hequr kufizimet dhe për t’iu rikthyer normalitetit.

Por koronavirusi nuk do të zhduket.

Nëse hiqen kufizimet që po mbajnë mbrapa virusin, atëherë rastet do të rriten në mënyrë të pashmangshme.

“Ne kemi një problem të madhe me atë që është strategjia e daljes nga kjo situatë,” thotë Mark Woolhouse, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgh.

“Nuk është vetëm Mbretëria e Bashkuar, asnjë vend nuk ka një strategji daljeje”.

Është një sfidë gjigande shkencore dhe shoqërore.

Në thelb ka tri mënyra për të dalë nga kjo situatë.

-Vaksinimi.

-Zhvillimi i imunitetit të turmës përmes infeksionit.

-Ndryshimi përgjithmonë i sjelljes/shoqërisë.

Secila nga këto rrugë do e zvogëlonte aftësinë e përhapjes së virusit.

Vaksina- të paktën 12-18 muaj larg

Një vaksinë i jep dikujt imunitet, kështu që ata nuk sëmuren nëse ekspozohen.

Nëse imunizohen mjaftueshëm njerëz, rreth 60 përqind e popullsisë, dhe virusi nuk mund të shkaktojë epidemi- koncepti njihet si imunitet i masës.

Personit të parë i është dhënë vaksina eksperimentale në SHBA këtë javë, pasi shkencëtarët u lejuan që të shmangin rregullat e zakonshme për të performuar testimet fillimisht te kafshët.

Kërkimet për vaksinën po bëhen me një shpejtësi të pazakontë, por nuk ka asnjë garanci se do jetë e suksesshme dhe se do kërkojë imunizim në shkallë globale.

Hamendësimi më i mirë është se vaksina do jetë 12 deri në 18 muaj larg nëse gjërat shkojnë siç duhet. Kjo është një kohë e gjatë pritjeje kur përballesh me kufizime sociale të paprecedenta në kohë paqeje.

Imuniteti natyror- të paktën dy vite larg

Strategjia afatshkurtër e Britanise është që të ulet sa më shumë numri i rasteve për të penguar mbingarkesën në spitale- kur nuk mbeten më shtretër në terapi intensive.

Pasi rastet të ulen, mundet që disa prej masave të hiqen për njëfarë kohe- derisa rastet të shtohen sërish dhe kufizimet të rikthehen.

Se kur do ndodhë kjo, nuk dihet. Kryekëshilltari shkencor në Britani, Sir Patrick Vallance tha se është absolutisht e pamundur të vendosësh afate kohore në këto gjëra.

Nëse ndodh kjo, në mënyrë të paqëllimshme mund të shkohet te imuniteti i tufës pasi infektohen gjithmonë e më shumë njerëz.

Por mund të duhen edhe vite për të arritur diçka të tillë, sipas profesor Neil Ferguson nga Imperial College London.

Po ashtu ka një tjetër pyetje: sa do të zgjasë imuniteti. Të tjerë koronavirusë, që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, sjellin një përgjigje shumë të dobët imunitare dhe njerëzit mund të sëmuren prej tij disa herë gjatë jetës.

Alternativat- nuk ka një fund të qartë

“Mundësia e tretë është një ndryshim i përhershëm në sjelljen tonë që të na lejojë të ruajmë nivele të ulëta transmetimi”, thotë profesor Woolhouse.

Kjo mund të përfshijë mbajtjen e disa masave që janë zbatuar. Ose duke prezantuar testime rigoroze dhe izolim të pacientëve në përpjekje që të kontrollohet çdo shpërthim.

“Ne kemi bërë zbulim dhe gjurmimi të hershëm radhën e parë dhe nuk funksionoi,” shton profesor Woolhouse.

Prodhimi i ilaçeve që mund të trajtojnë me sukses një infeksion Covid-19, mund të ndihmojë gjithshtu strategjitë e tjera.

Ato mund të përdoren sapo njerëzit të shfaqin simptomat në një proces që njihet si kontroll i transmetimit për të ndaluar që të kalojnë te të tjerët. Ose të trajtohen pacientët në spital për ta bërë sëmundjen më pak vdekjeprurëse dhe për të zvogëluar presionet ndaj kujdesit intensiv.

Shtimi i numrit të shtretërve në kujdesin intensiv do të kishte një efekt të ngjashëm, duke rritur aftësinë për të përballuar shpërthime më të mëdha.

Unë pyeta kryekëshilltarin kryesor mjekësor të Mbretërisë së Bashkuar, profesor Chris Whitty, se cila është strategjia e tij e daljes.

Ai më tha: “Në terma afatgjatë, vaksina është një rrugëdalje nga kjo dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Globalisht, shkenca do të dalë me zgjidhje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY