Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

UNIVERSITETI I TIRANËS/Faza e 3-të e regjistrimeve, qindra kuota bosh në degët e preferuara

19/10/2016
UNIVERSITETI I TIRANËS/Faza e 3-të e regjistrimeve, qindra kuota bosh në degët e preferuara
Share on FacebookShare on Whatsapp

Disa qindra vende të lira janë ende në Universitetin e Tiranës edhe pse deri tani janë përmbyllur dy faza të aplikimit. Degë shumë të kërkuara si Administrim Biznes, Drejtësi, Farmaci apo Informatikë, ende nuk kanë plotësuar kuotat që fakultetet kanë vënë në dispozicion për këtë vit akademik, shkruan “Panorama”.

Viza e kuqe që ndan fituesit me humbësit në një degë në universitete do të lëvizë sërish sot, duke shpallur fitues aq kandidatë sa edhe numri i kuotave të paplotësuara për çdo degë. Gazeta zbardh numrin e vendeve ende bosh pas dy faza regjistrimesh, brenda raundit të dytë. Ajo që vihet re është një numër i konsiderueshëm mundësish në programe shumë të preferuara studimi.

Universiteti i Mjekësisë në nëntë degët e saj ka plotësuar deri më tani vetëm një të tretën e studentëve, duke pasur ende edhe 331 kuota bosh, kryesisht në Farmaci, Infermieri, Fizioterapi e Stomatologji. Të tjera degë, Fizioterapi, Teknik laboratori e Imazheri, ndonëse me më pak kuota që në krye të herës, shumicën e vendeve i kanë ende të lira.

Në Fakultetin Ekonomik, gjatë dy ditëve që kaluan (faza e dytë e regjistrimeve), nga 776 fitues vendosën të regjistroheshin vetëm 173, duke lënë 603 kuota të lira në katër degët e saj, përveç filialit në Sarandë.

Në Fakultetin e Histori-Filologjisë ka më pak kuota të paplotësuara në raport me totalin e vendeve që ofron ky fakultet. Janë 212 kandidatë që mund të regjistrohen, pasi emri i tyre të shënjohet me ngjyrë të gjelbër ditën e sotme në një nga pesë degët: Histori, Arkeologji, Gazetari, Gjuhë-letërsi e Gjeografi.

Te Drejtësia kanë shpresë të regjistrohen 107 kandidatët, që ndodhen poshtë vijës së kuqe nga lista e fituesve të fazës së dytë. Të gjithë kandidatët, ID e të cilëve nga e verdhë do të ngjyroset sot me të gjelbër duhet të kryejnë regjistrimin pranë sekretarive sot edhe nesër.

Vendet e lira:

Histori 45

Arkeologji 29

Gazetari 43

Gjuhë letërsi 38

Gjeografi 57

Drejtësia 107

Financë 182

Administrim biznes 240

Informatikë ekonomike 107

Ekonomiks 74

Universiteti i Mjekësisë

Mjekësi e përgjithshme 7

Stomatologjia 40

Farmaci 62

Infermieri 86

Mami 10

Fizioterapi 33

Teknik laboratori 38

Imazheri 37

Logopedi 18

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Kushtetuesja vendos për pagat e gjyqtarëve, ndryshimet në ligj në 2023 cënuan pagat

17/02/2026
Ky është vendimi i BE që mund të rrëzojë më shpejt Edi Ramën

BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale propozuar nga Rama dhe PS

17/02/2026
Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

17/02/2026
“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

17/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Kushtetuesja vendos për pagat e gjyqtarëve, ndryshimet në ligj në 2023 cënuan pagat

17/02/2026
Ky është vendimi i BE që mund të rrëzojë më shpejt Edi Ramën

BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale propozuar nga Rama dhe PS

17/02/2026
Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

17/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.