VIDEO/Zbulohet Lolita, poston videon

VIDEO/Zbulohet Lolita, poston videon

137
0
Shares

Pas një debati të medieve afër qeverisë që kërkojnë identitetin e administratorëve të faqes “Lolita” në Facvebook, ka qenë një prej këtyre të fundit që ka postuar një video në të cilën ata premtojnë se do të bëjn edhe më shumë për të luftuar mafien në Shqipëri.

“Jemi shumë”, deklaron vajza e shfaqur në video duke deklaruar se është e pamundur që qeveria të mund të bllokojë apo ndalë atë ndërsa saktëson se Lolita nuk është e lidhur me asnjë parti politike dhe nuk mbështet asnjë zyrtar të politikës.

Në një postim tjetër në Facebook “Lolita” falënderon të gjithë për mbështetjen në ditët e fundit.

“Ju falenderojmë që na ndiqni dhe këto ditë kanë treguar se forca që ju na jepni është më e madhe se çdo forcë tjetër, duke na berë të fortë të mposhtim çdo lloj frike e kërcënimi.

Ne e ndjejmë ashtu si ju, se ky vend, Shqipëria jonë, Atdheu ynë është i kapur prej fyti dhe propaganda ju ka bërë shumë njerëzve shpëlarje truri duke na e shitur një realitet të hidhur për Parajsë dhe duke plaçkitur ketë vend deri në pikën e fundit.

Për këtë arsye ne i shpallim luftë çdo personi, institucioni në këtë vend qe shkel ligjin.

Ata janë bashkë dhe ne jemi të përçarë sepse ata duan që ne të jemi të përçarë sepse kështu e kanë më të lehtë Sundimin e tyre. Faqja jonë do vazhdojë të jetë argëtuese, e them ketë sepse ne do argëtohemi ndërkohe qe ata rrëzohen një e nga një.

Ne nuk jemi me asnjë parti dhe ne kurrë nuk do të mbështesim asnjë politikan. Kjo është kushtetuta, ligji, rregulli dhe kanuni ynë. Ne nuk duam të dalim kundër rendit kushtetues dhe këtë nuk do ta bejmë.

Ne e duam Shqipërinë dhe këto ditë më shumë se kurrë kemi ndjerë nevojën se ne duhet të jemi bashkë dhe duhet t’i themi te vërtetat fortë.

Ne nuk do pushojmë së foluri sepse liria është vlerë universale dhe për këtë deri ne vdekje nuk do ndalemi.

Ata kanë frikë sepse kanë arsye të kenë frikë. Ata janë të dobët dhe e vetmja armë mbrojtëse qe kanë është pushteti e paraja. Ne kemi forcën e lirisë e cila na jep mundësinë të ndryshojmë edhe historinë. Ne do ta bejm sepse ne duam kete vend kete tokë te bekuar.

Keto ditë shumë njerëz kane menduar se kaq ishte se Lolita morri fund.

Lolita nuk eshte një person. Lolita është fenomen dhe askush asnjëherë nuk do të ketë mundësinë të na ndalë.

ZËRI juaj Keto ditë ka qënë i fortë dhe na ka dhënë forcë e mbështetje duke na berë të marrim Këto vendime:

Nga Sot Lolita do flasë më fortë se kurrë nga sot Lolita do shënjestrojë të gjithë ata që kanë nën kontroll vendin, MAFIA”, thuhet në mesazh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY