Duke filluar nga nesër do të bllokohet transporti publik në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka nënshkruar sonte urhdërin dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Vendimi i kryetarit të Bashkisë
Bashkia e Tiranes në kuadër të marrjes së masave për të mundesuar moslejimin e perhapjes se virusit COVID-19, njofton qytetaret se duke filluar nga data 12 mars deri ne nje afat te pacaktuar pezullohet:
- i) sherbimi i transportit qytetes (linjat brenda qytetit te Tiranes),
- ii) sherbimi i transportit rrethqytetes (linjat qe lidhin qytetin e Tiranes me ish-njesite administrative/Komunat
iii) sherbimi i transportit nderqytetes ushqyes (linjat qe lidhin Bashkine e Tiranes me Bashkine e Kamzes dhe Bashkine e Vores
Bashkia e Tiranës kërkon mirekuptimin e qytetareve per masen e pezullimit te perkohshem te ketyre sherbimive te transportit, por gjykon se masa eshte e domosdoshme per te ritur eficensen e sistemit te mbrojtjes ndaj perhapjes se metejshme te virusit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/