Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sherbimi Sekret paralajmeron per skema mashtrimi ne lidhje me koronavirusin

10/03/2020
ALARMI/Virusi “zika” vjen në breg të Adriatikut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po paralajmëron amerikanët që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që lidhen me koronavirusin duke thënë se “çdo ngjarje e madhe mund të shfrytëzohet nga grupe ose individë të caktuar për qëllime të këqia”. Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se kriminelët tashmë kanë filluar të përdorin frikën e përhapjes së koronavirusit për të manipuluar njerëzit.

Agjensia tha se në një rast viktimat morën një e-mail në të cilin pretendohej se ishte nga një organizatë shëndetësore që përmbante informacione gjoja të rëndësishme në lidhje me virusin. Në e-mail kishte një dokument, që pas hapjes i kërkonte viktimave të shkruanin fjalëkalimet e tyre që më pas vidheshin ose infektonin kompjuterët me viruse.

Shërbimi Sekret tha se skema të tjera mashtruese përdorin faqet e mediave sociale për t’i bërë njerëzit të dhurojnë para për shoqata bamirësie të lidhura me përhapjen e koronavirusit, ndërsa të tjerët përdorin reklama për pajisje mjekësore për të cilat tani ka kërkesa të mëdha, për t’i bërë njerëzit të paguajnë për gjërat që nuk do t’i marrin kurrë.

“Frika mund të nxisë edhe individët normalisht të kujdesshëm të bëhen viktimë e mashtrimeve të ndryshme kibernetike,”thuhet në deklaratën e Shërbimit Sekret.

Zyrtarët e Shërbimit Sekret u bënë thirrje njerëzve të jenë të kujdesshëm dhe se priten më shumë incidente të këtij lloji.

Javën e kaluar, policia në Britani tha se viktimat kishin humbur më shumë se 1 milion dollarë në mashtrime të lidhura me koronavirusin. Zyrtarët e policisë thanë se shumica e këtyre incidenteve kishin të bënin me mashtrime për maskat, dhe në një rast një viktimë kishte paguar gati 20,000 dollarë për maska që nuk u dërguan kurrë.VOA

Tags: Koronavirusi sherbimi sekret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.