Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fjalët prekëse të vajzës që babai i vrau nënën: Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen

28/02/2020
Fjalët prekëse të vajzës që babai i vrau nënën: Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Letra e nje vajze e cila humbi nenen e saj tragjikisht, eshte duke thyer rrjetin, pasi vajza jep mesazhe te forta dhe kerkon mirekuptim nga te gjithe. Behet fjale per ngjarjen që ndodhi në lagjen numër 12 të Durrësit, në të cilën Rruzhdi Tosuni, 63 vjeç, në dyqanin që tregtonte metrazhe, goditi fatalisht të ndjerën Hajdije Tosuni, 59 vjeçe, e cila ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pak pas krimit në vendin ku prehej trupi i pajetë i së ëmës mbërriti vajza e saj Santiljana Tosuni, e cila kërkonte mes lotësh e dhimbjesh të shihte nënën e saj. E reja, përmes një postimi në Facebook shkruan:

“Unë jam vajza e videos së famshme. Unë jam Ana. Vajza e vogël e Dijes. Unë jam ajo që ulërija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nëneë time fatkeqe, nënën time të mjerë. Nënën që kaloi gjithë jetën në vuajtje për të na rritur ne. Po e bëj këtë postim për ju portale të famshme dhe për ju njerëz që villni vrer e përfitoni në hallin që më ka zënë mua sonte. Në atë hall që unë do mbaj gjithë jetën mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditësh nuk do e kujtoni më emrin tim apo të nënës time.

Me shumë mundësi pas një muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj që t’ju bëj një thirrje të gjithëve. Fshini videon time, mos u merrni më me mua.

Mjaft e keqpërdorët për disa like të fëlliqura apo komente. Unë jam ajo që trokiti dyer të afërmish që bënin sikur s’ma dinin hallin, dyer doktorësh që më përcollën duke më thënë që s’kam pse shqetësohem, dyer policash që se gjykuan si shumë të rëndësishëm rastin e mamasë time. Po mami im, Dija ime, ishte një grua e zakonshme me një fuqi të jashtëzakonshme, që duroi 30 vjet në një martesë, punoi me ndershmëri për të rritur e shkolluar tre vajza.

Dija mund të ishte motra jote, mami jot, vajza jote. Dija mund të jetë të gjitha këto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen në shtëpinë ngjitur dhe bën sikur se dëgjon se nuk është puna jote. Dhe sot ti poston për Dijen, komenton për Dijen, flet për Dijen. Epo sot ajo s’të dëgjon dot më. Mjaft o njerëz të fëlliqur, mjaft u morët me ne tani që s’ua kemi më nevojën. Unë jam Ana dhe sot (dje) varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana”.

/DRONI.al/

Tags: DurresLetramesazhivajzavrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.