Vdekja e naftëtarit në Ballsh, Berisha: Shteti që vret njerëz! Qeveria mbajti...

Vdekja e naftëtarit në Ballsh, Berisha: Shteti që vret njerëz! Qeveria mbajti qëndrim të pashpirt!

95
0
Shares

Ish- kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e naftëtarit në Ballsh, Artan Voshtina i cili nderroi jete sapo ishte kthyer në shtëpinë e tij nga greva me kolegët.

Berisha thotë se Voshtina po protestonte për kafshatën e gojës, i papaguar dhe i keqtrajtuar njësoj si kolegët e tij ndërkohë ai dënon qëndrimin e qeverisë si dhe shpreh solidaritet për grevistët e Uzinës së Ballshit.

STATUSI I SALI BERISHËS

Shteti qe vret njerez!

Te dashur miq, diten e djeshme u nda nga jeta naftetari i rafinerise se Ballshit, Artan Voshtina. Ai sapo ishte kthyer ne familjen e tij nga protesta ku po protestonte per kafshaten e gojes se familjes se tij, i pa paguar dhe i keq trajtuar njesoj si koleget e tij.

Duke shprehur dhimbjen dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjareve dhe kolegeve te Artanit, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e pashpirt te qeverise, te ketyre banditeve ne krye te shtetit, te cilet se bashku me klanet e tyre grabisin jo vetem kafshaten e hallexhinjve, por u vjedhin shpresen dhe te ardhmen femijeve te punonjesve te rafinerise.

Shpreh solidaritetin me te gjithe grevistet e urise dhe protestuesit e Ballshit dhe Fierit ne betejen e tyre jo thjesht per pagat e papaguara, por te drejtat qe ua njeh ligji dhe dinjitetin qe kjo qeveri ua neperkemb. sb

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY