Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shperndahet Kuvendi i Maqedonise, miratohen ligjet e fundit

16/02/2020
Shperndahet Kuvendi i Maqedonise, miratohen ligjet e fundit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është shpërndarë me votat e të gjitha partive politike në pushtet dhe opozitë, duke i hapur rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 12 prill.

Zgjedhjet ishin paralajmëruar që në tetorin e vitit 2019 nga ish-kryeministri, Zoran Zaev pasi Maqedonia e Veriut në samitin e Bashkimit Evropian nuk arriti të marrë datën e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Në fjalimet e fundit, kryetarët e grupeve parlamentare të partive politike shkëmbyen akuza për zhvillimet e fundit politike.

“Këto tri vjet në lëkurën e tyre kanë ndjerë gjëra të tmerrshme, gjendje të rëndë ekonomike, largimin e të rinjve nga vendi ndryshimin e Kushtetutës, ndërrimin e emrit, urrejtje, rrënimin e imazhit të shtetit e gjëra tjera të rënda. Këto janë rezultat të qeverisjes së Zoran Zaevit dhe LSDM-së”, ka deklaruar Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja, duke ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 12 prillit të dalin në votime dhe të dënojnë, siç tha ai, politika e dëmshme të kësaj qeverisjeje.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Social Demokrate, Jovan Mitrevski ka thënë se “Maqedonia Veriut ka siguruar të ardhme evropiane me miratimin e ligjeve të fundit para shpërndarjes së kuvendit, andaj ftoj qytetarët që në zgjedhjet e ardhshme t’i japim një mandat edhe më të fuqishëm kësaj shumice parlamentare që të arrijë ëndrrën e qytetarët që vendi jonë të bëhet anëtar”.

Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim ka folur gjithashtu për procesin integrues, Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë, ,të cilat siç tha ai, ishin premtuar nga BDI-ja e që edhe u realizuan.

Paraprakisht, deputetët miratuan me 80 vota për, Ligjin për Prokurorinë Publike, një nga ligjet më të diskutueshme vitin e fundit në vend. Në këtë seancë, janë miratuar edhe ligjet për këshillin e prokurorëve dhe Ligji për mbrojtjen.

Por, miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike, nxiti polemika të shumta meqë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, anuloi votimin e parë kur për ligjin u deklaruan 74 deputetë, numër ky i pamjaftueshëm, meqë për të nevojiteshin dy të tretat apo 80 vota. Pasi kryetari i kuvendit, Talat Xheferi, konstatoi miratimin e ligjit, shefi i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski doli në foltore dhe filloi të bërtasë “kriminelë, kriminelë”.

Ai tha se votimi i parë duhej të ishte pranuar ndërsa kërkoi nga presidenti i shtetit që të mos e dekretojë zgjidhjen e miratuar.

Ish-kryeministri Zoran Zaev tha se “me miratimin e Ligjit (për Prokurorinë Publike) shumica parlamentare evitoi rrezikun që kërcënonte të ardhmen euroatlantike të vendit”.

Zaev tha se “ligji nuk do të amnistojë asnjë zyrtarë dhe çdo kush që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para drejtësisë”.

Ligji për Prokurorinë Publike synon rregullimin e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion e cila procedon edhe lëndët e ish-prokurorisë speciale, që është shuar për shkak të skadimit të mandatit, por edhe përfshirjes së drejtueses së saj, Katica Janeva në aferën e njohur si “Reketi”.

Dallimet kryesore mes partive kishin të bëjnë me lëndët gjyqësore që janë ngritur në bazë të aferës së përgjimeve, e që përfshijnë thuajse gjithë ish-zyrtarët e lartë të VMRO DPMNE-së, me në krye me ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari ku ka fituar azilin politik.

VMRO-ja kërkonte që me ligjin e ri të anulohen të gjitha proceset gjyqësore që janë ngritur në bazë të aferës së përgjimeve, ndërsa zgjidhjen tani më të miratuar e konsideron si “amnisti për Zoran Zaevin dhe zyrtarët e qeverisë aktuale të përfshirë në vepra penale”. REL

Tags: Kuvendi i maqedonise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.