Energjia e vjedhur do paguhet me kilovate te shtuar, behet rregullorja e...

Energjia e vjedhur do paguhet me kilovate te shtuar, behet rregullorja e re

208
0
Shares

Kushdo që vjedh energjinë elektrike do të penalizohet me ‘gjobë kilovatësh”, që nënkupton  konvertimin e sasisë së konsumuar në formë të paligjshme, në lekë.  Gjithçka parashikohet në rregulloren e re të Entit Rregullator të Energjisë për llogaritjen dhe vendosjen e  dëmit ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes së energjisë elektrike, që tashmë ka hyrë në fuqi. Paralelisht, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur organizimin e funksioneve dhe ndarjen e  detyrave për kontrollet në terren.

Ndërkaq, sa I takon çmimit me të cilin do të përllogaritet sasia e vjedhur e energjisë, rregullorja përcakton se çmimi i energjisë elektrike, i cili do të shërbejë për përllogaritjen e kundravleftës të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, do të përcaktohet mbi bazën çmimit mesatar të ponderuar të energjisë elektrike për njësi kwh,të blerë për mbulimin e humbjeve në periudhën që do të faturohet dëmi ekonomik, kostot e transmetimit dhe kostot e rrjetit në të cilin është kyçur përdoruesi për secilën kategori të tij.

OSSH do të lëshojë fatura për dëmin ekonomik të shkaktuar, ndërkohë që çdo përdorues i rrjetit ka të drejtën e ankimit në OSSH apo pranë ERE-së, në rast se kundërshton faturën e demit ekonomik të vendosur nga OSSH, ose pretendon se OSSH nuk ka ndjekur dhe zbatuar rregulloren.  Ankesa duhet të trajtohet brenda 7 ditësh nga paraqitja e saj.scan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY