Ushtari që vrau 26 persona me armë zjarri në qytetin Nakhon Ratchasima është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë, njoftoi policia tajlandeze.
Jakraphanth Thomma vrau fillimisht komandantin e tij përpara se të vidhte armë në kampin ushtarak dhe të çlironte tërbimin e tij nëpër rrugë dhe në një qendër tregtare, duke vrarë njerëz të pafajshëm.
Autori i masakrës postoi edhe video në Facebook, përpara se të vritej në qendrën tregtare, i rrethuar nga policia.
Kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha, theksoi se përveç 26 viktimave, janë plagosur edhe 57 persona të tjerë.
“Kjo është diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Tajlandë dhe dua që të jetë hera e fundit që ndodh”, tha kreu i qeverisë pasi vizitoi të plagosurit në spital.
Ai theksoi se arsyeja që e çoi ushtarin të kryente këtë masakër ishte sepse ai mendonte se e kishin mashtruar për një pronë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/