Horoskopi, 9 shkurt 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 9 shkurt 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

377
0
Shares

Dashi

Dite shume delikate dhe e mërzitshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje si e kishit programuar, bëni kujdes. Edhe beqaret do mundohen me çdo mënyrë te bëjnë për vete dike, por nuk do ia arrijnë dot. Financat do ju marrin shume kohe dhe mund, por me pak durim mund t’ia dilni ta stabilizoni situatën. Asgjë nuk është e pamundur.

Demi

Kontrollojeni veten gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe mos thoni gjera për te cilat te pendoheni shpejt. Partneri mund te mërzitet aq shume saqë mund te kërkoje te qëndrojë vetëm për disa kohe. Beqaret nuk do jene ne humorin duhur për te kërkuar dashurinë. Financave do ju kushtoni kohen dhe vëmendjen e duhur. Nuk priten vështirësi.

Binjaket

Mos bëni gabim te luani me ndjenjat e partnerit tuaj sot sepse mund te vuani edhe me shume vete. Çdo gjë ne këtë bote kthehet mbrapsht. Beqaret do jene me më shume fat se kurrë dhe do e gjejnë me shpejt nga sa mendonin princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do gjendeni ne një situata te vështirë dhe me zor do ja dilni te ruani qëndrueshmërinë.

Gaforrja

Venusi do krijoje një klime te nxehte dhe plot ngjyra ne jetën tuaj ne çift. Shfrytëzojeni çdo sekonde kur te jeni pranë atij qe dashuroni sepse jo gjithmonë jepen mundësi te tilla. Beqaret do kenë shume njohje te reja, por nuk do arrijnë dot te hedhin hapa me tej. Nuk do e lënë veten te çliruar. Me paratë do keni shume fat. Gjendja do filloje te përmirësohet ne mënyrë te ndjeshme.

Luani

Dite rutine dhe pa as me te voglin emocion kjo e sotmja për te dashuruarit. Ndryshoni sa me shpejt nëse nuk doni qe marrëdhënies qe keni dertuar prej kohesh t’i vije fundi. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë qe do iu jepen do jene te shkëlqyera. Ne planin financiar do mundoheni dhe do vuani shume qe te rivendosni ekuilibrin.

Virgjeresha

Do i përkushtoheni tej mase sot atij qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift do jete fantastike. Kënaqësi dhe emocione pa fund do përjetoni. Beqaret do ndiheni si te bllokuar dhe nuk do mund te hedhin dot asnjë hap edhe pse do kenë mundësi pa fund për njohje te reja. Financat do jene te favorizuara nga yjet. Do e keni te lehte te kryeni edhe shpenzimet e nevojshme.

Peshorja

Dite shume e qete dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do shkëmbeni çdo ide apo mendim me partnerin dhe marrëdhënia sa do vije e do përmirësohet. Beqaret do e kërkojnë dashurinë ne vendet e gabuara kështu qe nuk do arrijnë te gjejnë as sot. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te arsyeshëm nëse nuk doni te keni probleme.

Akrepi

Do ju mungoje tërësisht sensi i humorit gjate kësaj dite dhe here pas here mund te konfliktoheni ashpër me atë qe keni ne krah. Kujdes! Beqaret duhet t’i shprehin me zë te larte pëlqimet ne mënyrë qe personat ne fjale t’i dëgjojnë. Po humbet kohe duke u stepur do ua rrëmbejnë nga duart. Gjendja financiare do vazhdoje te mbetet e mire.

Shigjetari

Do keni dëshira te çmendura gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe pritet te vijnë çaste fantastike. Shfrytëzojeni çdo moment sikur te ishte fundit. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite para se te filloni te kryeni shpenzime pa fund.

Bricjapi

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Për ta e rëndësishme është te mos ketë zënka dhe debate. Beqaret duhet te kenë me shume besim tek vetja gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Financat do mbrohen gjithë kohës nga yjet. Nuk priten vështirësi.

Ujori

Gjithçka do ndodhe si me magji gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do merrni propozime surprize te cilat mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Beqaret do pëlqejnë dy persona njëkohësisht dhe do e kenë te vështirë te bëjnë një zgjedhje, Merrni kohen e duhur për t’u menduar. Financat do përmirësohen fale një promocioni qe do merrni ne pune.

Peshqit

Dite shume e qete dhe pa ndonjë surprize te madhe kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë për momentin. Beqaret do bëjnë çdo lloj sakrifice për te gjetur dashurinë e madhe. Gjithçka ka për te ndryshuar ne jetën e tyre. Financat do jene te favorizuara gjithë kohës nga yjet. Do arrini jo vetëm te shlyeni borxhet, por edhe te hiqni disa para mënjanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY