KLSH con ne prokurori zyrtare te ALUIZNI-t ne Tirane

KLSH con ne prokurori zyrtare te ALUIZNI-t ne Tirane

124
0
Shares

Tre zyrtarë të ALUIZNI-t të Tiranës u kallezuan në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Te tre jane punonjesit e Drejtorisë Rajonale Tirana-Jug dhe akuzohen se legalizuan banesa në kundërshtim me ligjin. Nga një auditim në këtë drejtori, KLSH ka konstatuar se “ish-drejtori dhe 2 ish-përgjegjës të sektorit kanë krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën 161,3 mln lekë.

Sipas auditimit, zyrtaret e mesiperm kane bërë legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët apo edhe objekte të cilat bien mbi projektin infrastrukturor të Planit të Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë. Të gjitha këto veprime janë shoqëruar me mangësi në dokumentacion e procesverbale. Edhe dokumentacioni ka shërbyer si provë për KLSH për të paditur penalisht tre ish zyrtarët për shpërdorim detyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY