Mediat turke raportojne se dëmet e shkaktuara nga lëkundje te forta janë të mëdha. Fillimisht nuk ka statistika por te pakten 5 ndërtesa jane te rrënuara dhe 10 të dëmtuara.
”Ne kemi humbur 4 qytetarë nga tërmeti që goditi vendin.
Dua të them që numri i përgjithshëm është 2 në Elazig dhe 2 në Malatya deri më tani”, tha ministri i Brendshëm turk.
Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe viktimat dhe dëmet e mëdha materiale.
Thellësia e tërmetit ishte 6.7 km, ndërsa lëkundja është shënuar në orën 17:55.
Ndërkohë qytetarët kanë shpërndarë në twitter edhe video të momentit të lëkundjeve të forta. “Tërmeti ishte shumë i fortë, Allahu i ndihmoftë vëllezërit tanë në Elazig”, shkruan njëri prej tyre.
https://twitter.com/gurbette3435/status/1220768739165118465
https://twitter.com/recodesouza/status/1220773189132935172
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/