Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbesa e Kastriot Recit, leter per gjithe mediat, kerkon dicka prej tyre

18/01/2020
EMRI/Vritet pronari i një televizioni në Lezhë, para dy vitesh i ekzekutuan të vëllain
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbesa e Kastriot Recit i ka kerkuar te gjitha mediave online dhe atyre televizive qe te hequn nga faqet e tyre dhe llogarite e tyre videon qe tregon momentin e vrasjes se xhaxhait te saj.

Sikurse thote Klementina ne letren e saj kerkesen e ben ne emer te ‘në emër të të gjithë familjarëve të mi: xhaxhallarëve, hallës, babit tim, bashkëshortes së xhaxhait tim, djalit 4-vjeç dhe fëmijës në ardhje‘.

Klementina thekson se femijet hidhërohen ndryshe nga të rriturit. ‘Humbja e një prindi ndikon në ndjenjën e tyre të sigurisë dhe jetesës. Hutimi, kuptimi i kufizuar dhe pamundësia për të shprehur ndjenjat i vë ata në disavantazh të veçantë. Rritja e tyre në një ambient të shëndetshëm është detyra dhe dëshira e të gjithëve ne që i rrethojmë. Një djalë 4-vjeç dhe një vajzë e vogël në ardhje, përveç rritjes pa babain dhe gjithë pasojave që i përmenda më sipër, janë të detyruar të rriten me pamje të qarta të vrasjes se prindit’, shkruhet ne leter.

Klementina thote se ate që ligji shqiptar nuk e rregullon dot, po jua kërkoj unë në mënyrë humane dhe morale, të fshini videon e vrasjes.

’Në mënyrë të veçantë, i lutem drejtuesve të institucionit të Autoriteti të Mediave Audiovizive, si qenie humane, të marrin masat e nevojshme në ndalimin dhe heqjen e atyre pamjeve dhe çdo detaj mbi zbardhjen e ngjarjes t’ia lënë në dorë institucioneve të drejtësisë’, perfundon letren e saj Klementina.

Letra e mbeses se Kastriot Recit:

Unë jam Klementina Reçi, mbesa e Kastriot Reçi-t, viktimë e një krimi të kryer para 11 ditësh në qytetin e Rrëshenit. E ndjej për detyrë të sjell këtë kërkesë humane, në emër të të gjithë familjarëve të mi: xhaxhallarëve, hallës, babit tim, bashkëshortes së xhaxhait tim, djalit 4-vjeç dhe fëmijës në ardhje.

Me datë 8 janar dhe në vazhdim, është publikuar në të gjitha websitet tuaja, llogaritë në facebook, kanalet në youtube dhe jo vetëm, video e detajuar e vrasjes së xhaxhait tim, pa analizuar pasojat psikologjike dhe traumat që krijon drejt familjarëve të viktimës dhe sidomos fëmijëve.

Unë nuk kam studiuar psikologji, që t’a shpreh në mënyrë shkencore ndikimin që ka humbja në mënyrë të tillë e njeriut të afërt, por di të them dhe të tregoj rraskapitjen, konfuzionin, trishtimin, ankthin, mpirjen, paqartësinë e njerëzve te mi dhe shumëfishimin e të gjithave me publikimin e pamjeve të qarta dhe dinamike të vrasjes së xhaxhait tim.

Di të them gjithashtu që fëmijët hidhërohen ndryshe nga të rriturit. Humbja e një prindi ndikon në ndjenjën e tyre të sigurisë dhe jetesës. Hutimi, kuptimi i kufizuar dhe pamundësia për të shprehur ndjenjat i vë ata në disavantazh të veçantë. Rritja e tyre në një ambient të shëndetshëm është detyra dhe dëshira e të gjithëve ne që i rrethojmë. Një djalë 4-vjeç dhe një vajzë e vogël në ardhje, përveç rritjes pa babain dhe gjithë pasojave që i përmenda më sipër, janë të detyruar të rriten me pamje të qarta të vrasjes se prindit.

Me publikimin e videos, detyra jonë bëhet e pamundur, dhimbja shumëfishohet dhe ju u hiqni të drejtën për t’u rritur në mënyrë të shëndetshme mendore dy fëmijëve, ju cënoni dinjitetin, dhe krijoni pasoja të pashmangshme dhe të parikuperueshme në jetën dhe personin e tyre. Atë që ligji shqiptar nuk e rregullon dot, po jua kërkoj unë në mënyrë humane dhe morale, të fshini videon e vrasjes.

Në mënyrë të veçantë, i lutem drejtuesve të institucionit të Autoriteti të Mediave Audiovizive, si qenie humane, të marrin masat e nevojshme në ndalimin dhe heqjen e atyre pamjeve dhe çdo detaj mbi zbardhjen e ngjarjes t’ia lënë në dorë institucioneve të drejtësisë.

Ju uroj të gjithëve që mos ta gjeni veten kurrë në pozicionin tonë dhe shpresoj që fjalët nuk do më bien në vesh të shurdhër,

Me respekt,

Klementina

Tags: Klementina reci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aktorja kosovare nderohet me Oscar

Aktorja kosovare nderohet me Oscar

16/03/2026
EMRAT/ 7 të arrestuar për shpërthimin me eksploziv në një automjet në Tiranë

EMRAT/ 7 të arrestuar për shpërthimin me eksploziv në një automjet në Tiranë

16/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

16/03/2026
DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aktorja kosovare nderohet me Oscar

Aktorja kosovare nderohet me Oscar

16/03/2026
EMRAT/ 7 të arrestuar për shpërthimin me eksploziv në një automjet në Tiranë

EMRAT/ 7 të arrestuar për shpërthimin me eksploziv në një automjet në Tiranë

16/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.