Termeti nuk tremb ndertimet ne Gjirin e Lalzit, qeveria miraton disa investime...

Termeti nuk tremb ndertimet ne Gjirin e Lalzit, qeveria miraton disa investime shume milioneshe

270
0
Shares

Këshilli Kombëtar i territorit (KKT) në mbledhjen e fundit ka miratuar leje të shumta ndërtimi dhe zhvillimi, ku mbizotërojnë lejet për hotele e fshatra turistikë, raporton revista Monitor.

KKt ka vendosur të japë leje Zhvillimi për një Kompleks turistik rezidencial dhe hotelier Lura 5, që ndodhet në zonën e Gjirit të lalzit, me zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.

Një tjetër projekt po në Gjirin e Lalëzit është si për miratimin e Lejes për ndryshim funksioni dhe ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41˚N19˚E”,  me subjekt zhvillues shoqërinë “MW Plan” sh.p.k.

Për projektin Ndërtimi i “MK-Hotel Tirana”, me vendndodhje brenda kompleksit Tirana Business Park, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Business Park” sh.p.k. janë miratuar ndryshimet në projekt.

Janë miratuar dhe leje zhvillimi për ndërtimin e një parku ftovoltaik në Divjakë. Edhe TV report ka marrë leje për ndërtimin e objekteve të veta, me zhvillues shoqërinë “MTSC” sh.p.k.

Një tjetër leje është dhënë për ndërtimin e një fabrike për për përpunimin, miksimin dhe paketimin e frutave dhe rrënjëve në Vorë, me zhvillues shoqërinë “Capital Resources” sh.p.k.

 

Mw poshtw lista e lejeve tw miratuara:

 

  • Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial në fushën e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, me propozim të Ministrisë së Infrasrukturës dhe Energjisë.
  • Për miratimin e ndryshimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Lushnje, miratuar me Vendimin Nr. 4, datë 29.12.2016 të Këshillit Kombëtar të Territorit.
  • Leje Zhvillimi për objektin: “Park fotovoltaik”, me vendndodhje në Bashkinë Divjakë dhe Bashkinë Fier, me propozim të Ministrisë së Infrasrukturës dhe Energjisë.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i ambienteve të Gjykatës për Krimet e Rënda dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda, me qëllim krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës për Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokurorinë e Posaçme”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Brendshme.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Godinës së Arkivës Gjyqësore, Lundër”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Drejtësisë.
  • Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Mbyllja e venddepozitimit të mbetjeve të ngurta dhe ndërtimi i Eco-Park Durrës”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë i godinës A-B të Fakultetit të Ekonomisë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Universitetin e Tiranës.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë zyrash në Godinën administrative të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë i godinës administrative të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër dhe ndërtimi i kapanonit të kontrollit të automjeteve”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë administrative e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Laç”, me vendndodhje në Bashkinë Kurbin, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
  • Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksion i linjës së transmetimit të tensionit të lartë 110 kv Laç 2-Ura e Matit-Skurraj si dhe ndërtimi i një linje të re”, me vendndodhje në Bashkitë Kurbin, Lezhë dhe Mirditë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë e televizionit “Report TV” si dhe ambiente ndihmëse teknike dhe administrative për shërbime të televizionit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “MTSC” sh.p.k.
  • Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik rezidencial dhe hotelier Lura 5,  Ishëm, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.
  • Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i “MK-Hotel Tirana”, me vendndodhje brenda kompleksit Tirana Business Park, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Business Park” sh.p.k.
  • Për miratimin e Lejes për ndryshim funksioni dhe ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41˚N19˚E”, në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, Qarku Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “MW Plan” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë 1 kat banim”, me vendndodhje në Bashkinë Vau Dejës, me zhvillues Z. Ndoc Gjondrekaj.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt Industrial me strukturë metalike, me vendndodhje në Rrugën e Lumit, Bashkia Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Prespa Invest” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Industriale për përpunimin, miksimin dhe paketimin e frutave dhe rrënjëve 1, 2 dhe 3 kate, me vendndodhje në Bashkinë Vorë”, me zhvillues shoqërinë “Capital Resources” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i bazamentit të linjës së copëzimit të ferrokromit, me vendndodhje brenda territorit të Uzinës së Ferrokromit Elbasan, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albchrome” sh.p.k.
  • Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Depozita bregdetare me kapacitet 3×10000 m3 për depozitim nafte dhe 1 x 2000m3 për depozitim benzine”, me vendndodhje në Parkun Energjitik dhe Industrial Porto Romano, Bashkia Durrës, me subjekt  zhvillues shoqërinë “Eroil” sh.a.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY