Dashi
Do ketë mosmarrëveshje pa fund gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do hapni rruge ne asnjë moment dhe partnerin kjo do e mërzitë me shume. Beqaret do e takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një tjetër etape ne jetën e tyre. Sektori i financave nuk do jete aspak problematik. Do dini mire si t’i menaxhoni te ardhurat dhe sa te shpenzoni.
Demi
Dite mjaft e qëndrueshme dhe emocionuese kjo e sotmja. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret do gjenden përballë një zgjedhjeje te vështirë. Merrni kohen e duhur për t’u menduar para se te veproni. Me financat fatmirësisht nuk do keni probleme. Do jeni me te qete kur te shpenzoni.
Binjaket
Duhet te keni me tepër besim tek partneri juaj gjate kësaj dite dhe ta lini te lire veten ne krahët e tij. Do e shihni qe do ndiheni si ne ëndërr. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, mirëpo as sot nuk do arrijnë ta gjejnë atë qe kërkojnë. Financat do jene te mira. Shlyeni sa me pare borxhet qe me pas te mendoni për shpenzimet e nevojshme.
Gaforrja
Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete goxha e qëndrueshme. Ne mëngjes do ketë disa debate te vogla te cilat do zgjidhen ne çast. Për beqaret do jete Plutoni planeti me i favorshëm. Shfrytëzoni çdo mundësi qe do ju jepet sepse rralle do vijnë momente te tilla. Financat pritet te mos përbejnë asnjë lloj problemi nëse vazhdoni t’i menaxhoni me maturi.
Luani
Do i rregulloni shpejt e shpejt problemet qe ju kishin dale ne jetën tuaj ne çift dhe qe nga mesdita gjerat do jene shume me ndryshe për ju. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës i cili do krijoje një tjetër atmosfere ne jetën e tyre. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhet te shpenzoni me kursim qe te mendoni edhe për te ardhmen.
Virgjeresha
Dite goxha e mire dhe e mbushur me momente te veçanta kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzojeni deri ne minutën e fundit dhe shprehini sa te mundni ndjenjat. Beqaret do jene shume joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Ne planin financiar Merkuri do ua qartësojë mendimet dhe do dini mire sa te shpenzoi dhe për çfarë.
Peshorja
Do hezitoni shume sot te hidhni hapa me tej ne jetën ne çift sepse do keni disa dyshime mbi partnerin. do bëni mire te flisni sa me hapur me te dhe t’i sqaroni gjerat sa pa qene vone. Beqaret do jene ne humorin e duhur për te dale e për ta kërkuar dashurinë, deri ne orët e vona nuk i dihet se çfarë ndodh. Me financat tregohuni te arsyeshëm qe te mos keni probleme.
Akrepi
Venusi do e mbroje gjate gjithë kësaj dite jetën sentimentale te çifteve. Jo vetëm qe nuk do ketë debate, por priten çaste fantastike dhe surpriza te mrekullueshme. Për beqaret nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme kështu qe me mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar me ngulm dashurinë. Me financat nuk duhet te luani sepse keni për t’u djegur keq.
Shigjetari
Do ketë edhe pasion, por edhe konflikte te zjarrta sot ne jetën tuaj ne çift. Emocionet do jene ne çdo moment te fuqishme. Beqaret do tërhiqen tej mase nga një person qe do takojnë dhe qe do jete me një nënshtetësi tjetër. Mos u stepni t’ia shprehni pëlqimin. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin e shpenzimeve sepse përndryshe do keni vështirësi.
Bricjapi
Ka rrezik qe t’ia ktheni kurrizin partnerit tuaj sot dhe te merreni me te tjera çështje te rëndësishme. Ai ne fakt do ndjehet keq dhe mund te kërkojë ngushëllim diku tjetër. Edhe beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria. Te tjera mendime vlojnë ne mendjen e tyre. Me financat ka rrezik te bëni gabime te mëdha duke shpenzuar pa u menduar aspak.
Ujori
Do përballeni me disa situata delikate sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri do prese shume nga ju ndërkohë qe ju do e zhgënjeni pa mase. Pranojini gabimet. Beqaret di duan te përfitojnë sa me shume nga liria qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm dike për ta pasur ne krah. Me financat duhet te tregoheni vigjilente dhe nuk duhet te kryeni shpenzime te pamenduara.
Peshqit
Mundohuni t’i jepni fund sa me shpejt rutinës qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe te provoni eksperienca te reja me partnerin. Beqaret nuk duhet t’i refuzojnë propozimet dhe fjalët e ëmbla sepse përndryshe kane për te mbetur gjithmonë vetëm. Yjet nuk do i favorizojnë aspak financat, prandaj duhet treguar kujdes dhe shume maturi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/