Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare u vlerësua nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, ‘Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’.
Promovimi civil i Legjionit të Nderit më 1 janar mbledh 487 njerëz ‘të ndarë midis 395 kalorësve, 73 oficerëve, 13 komandantëve, 4 oficerëve të madh dhe 2 kryqeve të mëdha’.
Sociologu Claudine Herzlich dhe egjiptologu Christiane Ziegler janë ngritur në rangun e oficerit të madh, ashtu si dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadaré dhe shkrimtarja franko-bullgare Julia Kristeva shkruan gazeta franceze Le Monde.




