Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama kërkon ndihmë në Turqi: Xhamia madhështore në Durrës rrethohet nga rrënojat

08/12/2019
Erdogan në Tiranë kërkoi ato që Rama i kishte premtuar para zgjedhjeve!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edi Rama kërkoi sot nga donatorë në Turqi solidaritet në lidhje me dëmet e termetit katastrofik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Rama zhvilloi një konferencë me donatorët në Turqi, pas takimit me Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Rama tha se të gjithë janë solidarizuar me Shqipërinë në këto momente dramatike, por se i gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë.

“Të gjithë janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti. Të moshuarit kanë ofruar strehë, nënat kanë liruar shtretërit për fëmijët. I gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë. 

Turqia provoi se i përmbahet urtisë së saj, sepse nuk braktisi miken e vjetër, pas shkatërrimit që ishte thuajse apokaliptik. Presidenti premtoi për të ndërtuar menjëherë 500 banesa, në tokën e plagosur të Shqipërisë, ndërsa unë kam ardhur këtu t’iu kërkoi të gjithëve të bashkoheni në këtë rrugëtim të dhimbshëm.

Dëshiroj që katastrofa që po përballemi të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë dhe shkatërrimi të shndërrohet në një peizazh të bukur në të ardhmen. Tërmeti shkatërrimtar, më i madhi, na ka sfiduar në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë sfidë tjetër të historisë moderne. Ka përkulur dy qytetet më të rëndësishme, Tiranën dhe Durrësin. Xhamia madhështore në Durrës rrethohet nga rrënojat.

Të dhënat tona janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave të shkatërruara janë të ndërtuara dobët nga periudha komuniste, apo kur nuk kishte plan ndërtimi. Megjithatë, shumica e tyre janë struktura shumëkatëshe, që mbajnë me dhjetëra familje”, tha Rama.

Më herët kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Menjëherë pas tërmetit tragjik, Presidenti i Turqisë, Erdogan, ishte ndër të parët që u solidarizua me popullin shqiptar, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e 500 shtëpive të reja për të prekurit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1016793338654503/

Tags: rama erdogan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Beriaha komenton shkarkimet në qeveri: Lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij!

27/02/2026
Iku se nuk “hengri dardha’ pas shpinës së Kryeministrit. Telefonata e ashpër e Ramës nga Roma

Rama largon gjysmën e qeverisë, por ende qëndron vetë

26/02/2026
Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

26/02/2026
SPAK rilexon pretencën, kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për Ardit Hasanbegajn

SPAK rilexon pretencën, kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për Ardit Hasanbegajn

26/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Beriaha komenton shkarkimet në qeveri: Lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij!

27/02/2026
Iku se nuk “hengri dardha’ pas shpinës së Kryeministrit. Telefonata e ashpër e Ramës nga Roma

Rama largon gjysmën e qeverisë, por ende qëndron vetë

26/02/2026
Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

Nisin thirrjet në SPAK për fondet e IPARD

26/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.