Shumë janë solidarizuar nga pasojat e tmerrshme që tërmeti i 26 Nëntorit la në Durrës dhe në Thumanë.
Së fundmi, u tha se janë mbledhur rreth 10 milionë euro, ndërkohë që shumat vazhdojnë të jepen dhe nga donatorë të tjerë.
Bankers Petroleum Albania, ka dhuruar 1 milion USD për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.Përmes një deklarate, Bankers thekson se këto ditë kanë qenë të vështira dhe traumatike për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kujtojmë që Bankers u solidarizua me banorët e prekur edhë më herët, teksa shpërndau ndihma dhe nisi mbledhjen e donacioneve.
Po ashtu, mesohet se dhe biznesmeni Samir Mane ka dhuruar 1.2 milionë euro per banoret e prekur nga tërmeti.
Ndërkaq dhe aksionerët e kompanisë “EHW” Luan Leka dhe Melika Leka i janë bashkuar thirrjes solidare dhe kanë dhuruar për të prekurit 200 mijë euro në fondin e-albania.al/dhuro.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/