Berisha tregon sa ka bërë pigmenti i betonit të vilës së Surrel

Berisha tregon sa ka bërë pigmenti i betonit të vilës së Surrel

128
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese pasi e di që do të japë llogari për korrupsionin galopant.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, Berisha tha publikoi dokumente dhe për vilën e tij në Surrel, që Rama pretendon se e ka të ligjshme dhe të justifikuar.

Ai publikoi për herë të parë kontratën me të cilën Rama ka blerë truallin e vilës në Surrel dhe që sipas tij e ka blerë 10 herë më lirë se çmimi real në treg.

Sali Berisha: Gjykata Kushtetuese është institucioni më i epërm gjyqësor i një vendi dhe kreu  Edvin mafia e ka jetik kontrollin për shkak se korrupsioni i tij po bëhet i përmasave më gjigante. Ai e di që një ditë do të japë llogari deri më një për ato që ka vjedhur dhe e di që për ato që ka vjedhur mund të vjellë keq një ditë. Atë e ka zënë Surreli. Ai u tha qytetarëve se kam çdo dokument për ndërtimin e asaj shtëpie. Kam edhe unë disa dokumenta që do t’ua tregoj për ndërtimin e asaj vile.

Kemi të bëjmë me saraje dhe jo vilë. Janë 58 metra gjatë themelesh. Unë banoj në një pallat që ka gjithësej 46 metra gjatësinë e themeleve dhe banojmë 70 familje se është me shumë kate. Pallati ka 47 metra kurse sarajet e kreut të Meduzës janë me një gjatësi themelesh 58 metra. Duken sarajet e Surrelit nga maja e Tomorit.

Të gjithë zyrtarët e lartë vendorë dhe qëndrorë prej 2003 kanë qenë të detyruar të deklarojnë çdo pasuri të tyre, çfarë kanë të ardhura, të fituara dhe trashëguara. Unë kam këtu të gjithë dokumentat e tij të ILDKP-së. Në 2005, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës ka të deklaruar paga dhe shpërblimi vjetor të ardhura prej tyre 16.565.072 lekë, ka të ardhura nga 11 mbledhje të KRT 46 mijë lekë, detyrim financiar për shlyerje 153 mijë lekë, pjesa e pashlyer është 1 milion e 600 mijë lekë.

Në 2008 kryetari i bashkisësë Tiranës ka deklaruar 40938 lekë kursime, 2937 euro llogari në bankë. Po dal në 2010, viti i fundit që ka qenë kryetar bashkie, në  tre banka banka ka pasur  shumat 221 421 lekë,  23597 lekë dhe -1424 euro. Kursime në cash nga paga mujore ka 500.700 lekë të reja.

Ky zotëri me 600 mijë lekë është bërë me vilë të cilës vetëm pigmetni i betonit i ka kushtuar 70 mijë euro, për të mos thënë xhami superspecial që përbën çatinë. Po trualli i tokës? Këtu është kontrata. Sarajet janë ndërtuar në një truall prej 5000 metra katrorë dhe është firmosur mes zonjës Dhurata Reli dhe Linda Rama, atë e quajnë Lindita Xhillari. Me sa është çmimi? Çmimi është më pak se 2 euro metri katrorë. Është shitur me 10 mijë euro në 2008.

Jo aty por të paktën 5 km vijë ajrore më larg dhe më në drejtim të Elbasanit janë blerë 7 vite para me 15-20 mijë lekë metri katrorë, 10 herë më shtrenjtë nga çfarë e ka blerë Edi Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se apartamenti ku ai jeton është vetëm 125 metra katror. Berisha tregon se atë apartament e ka që nga koha e diktaturës dhe ka mundur të shtojë me lekët e rrogës vetëm 20-30 metra katrorë.

Berisha: Ky që po flet para teje në mënyrë absolute ka mbi sipërfaqe të kësaj toke 125 metër katror apartament. Kam pasur në kohën e diktuarës një apartament 87, apo 90 metra katror apartament. Kam arritur të shtoj me rrogën time këto 20-30 metër. A s’mund të bëja vilë dhe as mund të blija apartament tjetër pa marrë kredi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY