Policia vijon të tregohet e ashpër dhe jotolerante përsa i përket mosrespektimit të rregullave.
Mesohet se Policia Rrugore e Tiranës, përgjatë javës, ka monitoruar dhe ndjekur me prioritet shkeljet që janë burim për aksidentet rrugore, duke angazhuar patrulla civile dhe të uniformuara, për monitorimin e shkelësve të semaforëve, konstatimin e mjeteve që qarkullojne mbi normat e lejuara të shpejtësisë, verifikimin e drejtueseve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, përdorimin e aparateve celulare gjatë drejtimit të mjeteve.
Sipas policise, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, nga të cilët 14 në gjëndje të dehur, 5 të papajisur me leje drejtimi, 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe 17 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
• Janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 63 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 119 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 37 për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe janë testuar për alkool 1 646 drejtues mjetesh.
• Janë proceduar për shkelje të semaforit 76 drejtues mjetesh.
• Janë proceduar për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit 229 drejtues mjetesh.
• Janë proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë 216 drejtues mjetesh.
\\DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/