Policia rrugore nuk toleron, bën bilancin e javës: 20 shoferë të arrestuar

Policia rrugore nuk toleron, bën bilancin e javës: 20 shoferë të arrestuar

89
0
Shares

Policia vijon të tregohet e ashpër dhe jotolerante përsa i përket mosrespektimit të rregullave.

Mesohet se Policia Rrugore e Tiranës, përgjatë javës, ka monitoruar dhe ndjekur me prioritet shkeljet që janë burim për aksidentet rrugore, duke angazhuar patrulla civile dhe të uniformuara, për monitorimin e shkelësve të semaforëve, konstatimin e mjeteve që qarkullojne mbi normat e lejuara të shpejtësisë, verifikimin e drejtueseve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, përdorimin e aparateve celulare gjatë drejtimit të mjeteve.

Sipas policise, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, nga të cilët 14 në gjëndje të dehur, 5 të papajisur me leje drejtimi, 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe 17 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 63 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 119 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 37 për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe janë testuar për alkool 1 646 drejtues mjetesh.

• Janë proceduar për shkelje të semaforit 76 drejtues mjetesh.

• Janë proceduar për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit 229 drejtues mjetesh.

• Janë proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë 216 drejtues mjetesh.

\\DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY