Meta ‘thyen’ rregullin e Presidentëve, bën miting me 8 dhjetor

Meta ‘thyen’ rregullin e Presidentëve, bën miting me 8 dhjetor

241
0
Shares

Presidenca ka lajmëruar sot organizmin e një mitingu të madh në qytetin Studenti më 8 dhjetor, ditën e rinisë. Me këtë tubim, siç thekson zëdhënësi, synohet nisja e një dialogu për Shqipërinë.

8 dhjetori është dita kur nisi Lëvizja Studentore e Dhjetorit në vitin 1990. Tubimet e para u zhvilluan në të njëjtin shesh që tani ka emrin Demokracia. Ilir Meta asokohe ishte student dhe u përfshi në bisedimet e grupeve studentore me qeverinë si përfaqësues i organizatës të rinisë dhe jo i levizjes studentore. Organizata e rinise pavaresisht se drejtohej dhe kontrollohej nga komunistet, nuk iu kundervu studenteve te dhjetorit.

Meta është Presidenti i parë që pas miratimit të Kushtetutës së re në vitin 1998 i cili bën një miting.

Reagimi i zëdhënësit Blushi:

Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! SHQIPËRIA E PARA!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY