Vokshi takon Merkel ne Zagreb: Kancelarja mbeshtet shqiptaret

Vokshi takon Merkel ne Zagreb: Kancelarja mbeshtet shqiptaret

84
0
Shares

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi tha sot se Kancelarja gjermane Angela Merkel mbështet shqiptarët, por duhet të zbatohen kërkesat e rezolutës së PPE dhe Bundestagut.

Vokshi ishte ne kongresin e PPE ne Zagreb dhe atje eshte takuar Me Angela Merkel në Zagreb.

Postimi i Vokshit:

Kancelarja mbështet shqiptarët, por ne duhet të zbatojmë kërkesat e rezolutës së PPE dhe Bundestagut.

Gjatë Kongresit të PPE-së në Zagreb, m’u dha rasti të përshëndetesha me Kancelaren Angela Merkel dhe ta falenderoja për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria gjermane dhe ajo, personalisht, kanë dhënë për forcimin e demokracisë, zhvillimin dhe nxitjen e proceseve integruese në Shqipëri.

Kancelarja Merkel më siguroi se Gjermania dhe ajo vetë, do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Vullneti i Gjermanisë dhe i vendeve të tjera të Bashkimit Europian u shpreh i qartë edhe në rezolutën e posaçme të PPE-së, ku kërkohet, para së gjithash, që Shqipëria të zgjidhë krizën e thellë politike dhe, nëpërmjet një reforme të vërtetë zgjedhore, të përgatisë vendin për zgjedhje të lira e të ndershme.

E vetmja pengesë për zbatimin e kërkesave të Perëndimit është qeveria e Shqipërisë.

Edi Rama refuzon të përmbushë kushtet e Bundestagut gjerman dhe të Partive Popullore Europiane. Ai vazhdon të sabotojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuse, të shkatërrojë shanset për zgjedhjet të lira e të ndershme dhe të zhbëjë çdo përpjekje për një drejtësi të pavarur.

Rruga e vetme për ne është Perëndimi!

Shqipëria si Europa është ajo që duan shqiptarët dhe ne do ta arrijmë së bashku!

#AngelaMerkel
#EPPZagreb
#EPPËomen

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY