Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përfundon ura e parë ‘elektrike dhe e padukshme’ midis Italisë dhe Ballkanit – Kushtoi 1.1 miliardë euro

18/11/2019
Përfundon ura e parë ‘elektrike dhe e padukshme’ midis Italisë dhe Ballkanit – Kushtoi 1.1 miliardë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bëhet fjalë për urën e parë “elektrike” plotësisht “të padukshme” sepse ndodhet krejtësisht nëntokë dhe nën ujë ndaj është e pamundur të duket, me një gjatësi prej  445 kilometra midis termocentraleve të Cepagatti, në provincën e Pescara-s, dhe Lastva, në komunën e Kotorrit. Terna, kompania që administron rrjetin kombëtar të energjisë elektrike, përuroi linjën e re të energjisë me Malin e Zi në Abruzzo të Premten 15 Nëntor, në prani të kreut të shtetit, Sergio Mattarella, dhe Presidentit të Malit të Zi, Milo Dukanović.

Infrastruktura në përputhje me hartën, do të hyjë në veprim deri në fund të vitit. Ura e re e energjisë do të lejojë që të dy vendet të këmbejnë energjinë elektrike në një mënyrë të dyanshme: fillimisht për një fuqi prej 600 megavat, e cila më pas do të bëhet 1.200 megavat sa më shpejt që do të ndërtohet edhe kablloja e dytë, që pritet në vitet në vijim.

Shuma totale e projektit vlerësohet rreth 1.1 miliardë euro. Puna paraqet lidhjen më të gjatë nëndetëse të tensionit të lartë të bërë ndonjëherë nga Terna: 423 km janë hedhur nën ujërat e Adriatikut, në një thellësi maksimale prej 1.215 metrash, të cilave u shtohen 22 km kabllo nëntokësor, 16 në Itali dhe 6 në Mal të Zi.

Linja e energjisë është rezultat i shumë viteve punë nga teknikë dhe profesionistë të kualifikuar dhe të specializuar duke përfshinte gjithsej 124 kompani (80 në Itali, 62% e të cilave nga Abruzzo, dhe 44 në Mal të Zi) që nga viti 2012. Shkëmbimi i dyanshëm i rrjedhave të energjisë elektrike do të lejojë diversifikimin e furnizimeve, forcimin e besueshmërisë, efikasitetit, sigurisë, qëndrueshmërisë mjedisore dhe qëndrueshmërisë së rrjeteve të energjisë elektrike në dy brigjet e Adriatikut. (Ilsole24ore)/SCAN

Tags: ballkaniielektrikeItaliaUra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.