KLGJ rikthen në sistem Ilir Pandën, kualifikohen 3 gjyqtarë për Gjyaktën e...

KLGJ rikthen në sistem Ilir Pandën, kualifikohen 3 gjyqtarë për Gjyaktën e Lartë

147
0
Shares

KLGJ vendosi sot kualifikimin e gjyqtarëve Ervis Pupe, Ilir Panda dhe Sokol Sadushi për në Gjykatën e Lartë.  Sipas të njëjtit njoftim KLGJ skualifikoi nga kjo garë kandidaturën e Eduart Qehajaj dhe Florin Demollarit, pasi sipas rezultateve të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, ata nuk plotësonin të gjithë kriteret e kërkuara.

Njoftimi i KLGJ:

Sot më datë 12.11.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme. Më konkretisht, pasi u njoh me rezultatet e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për kandidatin z. Eduart Qehajaj.  Këshilli vendosi skualifikimin e tij.  Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Më tej Këshilli, pasi verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi skualifikimin e kandidatit Florin Demollari. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjithashtu, Këshilli pasi verifikoi kushtet dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi të kualifikoi kandidatin z. Hazbi Balliu.  

Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorët për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi kualifikimin e kandidatëve z. Ervin Pupe, z. Ilir Panda dhe z. Sokol Sadushi.  

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Ndërkohë mbledhja e radhës e Këshillit, për nisjen e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarë), është ditën e mërkurë, datë13.11.2019, ora 12.30.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY