Atentati, operacion në Lushnjë e Vlorë. Policia kontrollon shtëpinë e Juli Pashakos

Atentati, operacion në Lushnjë e Vlorë. Policia kontrollon shtëpinë e Juli Pashakos

564
0
Shares

Një operacion i madh policor po kryhet në Lushnjë dhe në Vlorë në kërkim të personave të tjerë të lidhur me atentatin që u krye ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy miqve të tij.

Sipas burimeve ende të pakonfirmuara të policisë,  Julian Sulo, i njohur ndryshe si “Juli Pashako” është i dyshuari i dytë si i përfshirë në atentatin e bërë ndaj prokurorit.

Deri tani është ushtruar kontroll edhe në banesën e Julian Sulo, i njohur si “Juli Pashako”, por nuk është gjetur aty.

Grupi hetimor ka dyshime se Sulo, i cili jeton mes Lushnjes dhe Durrësit, se mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, apo person që mund të ketë marrë pjesë në ngjarje. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme kontrolle janë kryer edhe në Fushë-Krujë, Shkodër e në Durrës.

Nga gjurmët e gishtërinjve të lëna mbi syze nuk është zbuluar vetëm Redjan Rraja, por edhe një i njohuri i tij i shpallur në kërkim, por nuk dihet ende identiteti i tij.

Besohet se në Lushnjë ose në Vlorë fshihet edhe enigma e gjetjes së makinës së atentatit. Personi që kërkohet në këto qytete ka pikërisht lidhje me makinën e vjedhur, ndërkohë që duhet ende kohë për të mësuar nëse është autori i dytë i atentatit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY