Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/ Daul zbardh garancitë që mori nga Basha

02/05/2017
DEKLARATA/ Daul zbardh garancitë që mori nga Basha
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i PPE-së, Josep Daul, përmes një deklarate për shtyp, ka zbardhur video-konferencën që pati me deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Në deklaratën e tij Daul ka theksuar se përgëzon Partinë Demokratike që në axhendën e saj politike ka parësore luftën kundër drogës, që ka përfshirë Shqipërinë. Ndërsa ka theksuar se BE duhet të forcojë bashkëpunimin për të luftuar këtë fenomen

Njoftimi i plotë i PPE

Pas një bisede telefonike me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH), Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të PDSH, Presidenti i PPE Joseph DAUL bëri deklaratën e mëposhtme

“Kam pasur një shkëmbim të frytshëm dhe të sinqertë të pikëpamjeve me kryetarin e PDSH-së Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të PDSH-së. Objektivi i video konferencës së sotme ishte para së gjithash thirrja e partisë anëtare të PPE në Shqipëri që të kontribuojë në mënyrë konstruktive drejt një zgjidhje që çon në pjesëmarrjen e PDSH-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në ruajtjen e qetësisë dhe përmbajtjes nga çdo lloj dhune.
PPE dhe partia e saj anëtare PD ndajnë mendimin se një luftë më e fortë kundër drogës është vendimtare si për Shqipërinë ashtu edhe për BE. Unë përgëzoj partinë tonë anëtare për vënien e luftës kundër drogës në krye të axhendës politike. Në lidhje me këtë, pajtohem dhe do të mbështes, se BE duhet të forcojë monitorimin e zbatimit të planit të veprimit 2017-2020 për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për më tepër, BE duhet të forcojë mbështetjen e saj financiare për përfundimin e vëzhgimit ajror të të gjithë territorit shqiptar me qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit dhe monitorimin e shkatërrimit të tyre.
Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshme. Gjithashtu kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE-së. Në këtë kontekst unë u sigurova nga PDSH se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë qëllim.
Për më tepër, unë theksova se kompromisi i propozuar nga nënpresidenti i PPE-së, David McAllister, javën e shkuar përcaktoi prioritetet e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë drejtim, u bëj thirrje të gjitha palëve të angazhohen sinqerisht në gjetjen e një zgjidhjeje politike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.