DOKUMENTAT/ Edi Rama duhet te shkarkoje menjehere Agim Kajmakun

DOKUMENTAT/ Edi Rama duhet te shkarkoje menjehere Agim Kajmakun

297
0
Shares

Sekretari i Pergjithshem, Gazment Bardhi kerkoi sot shkarkimin e menjehershem te Agim Kajmakut nga detyra si kryetar nashkie ne Vore.

”Çdo alibi e krijuar nga Edi Rama the përfaqësuesi i tij në Bashkinë e Vorës, është rrëzuar. PD e ka te qarte se Edi Rama nuk ka vullnet për ta luftuar krimin dhe se pushtetin e tij e ka te lidhur me krimin. Mirëpo shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i Agim Kajmakut, nuk është me një çështje e vullnetit në dorë të Edi Ramës. Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar deri në shtator 2019”, theksoi Bardhi.

Deklarata e plote e Gazmend Bardhit dhe ne vijim jane dokumentat e prokurorise:

Në datë 20 gusht 2019 Partia Demokratike solli fakte se Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Vorës ishte një person që ishte i arrestuar në flagrancë, në kërkim ndërkombëtar në shtetin fqinj, në Greqi.
Me ndihmën e Edi Ramës, Agim Kajmaku u përpoq të vijonte mashtrimin e opinionit publik se në fakt Jordo Toto ishte një person i ndryshëm dhe nuk ishte Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës në bashkinë e Vorës.
Partia Demokratike asokohe solli fakte të pakundërshtueshme se në fakt Jordo Toto i arrestuar në flagrancë në Greqi ishte pikërisht Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për bashkinë e Vorës.
Sot denoncimi i Partisë Demokratike është provuar zyrtarisht nga Prokuroria e cila me shkresën e datës 28 tetor 2019 ka provuar si tërësisht të vërtetë denoncimin e kryer nga Partia Demokratike.
Në vendimin e Prokurorisë i mbërritur vetëm pak minuta më parë zyrtarisht në Partinë Demokratike, rezulton se zyra Qendrore e Kombëtare e INTERPOL Tiranës, me shkresën Nr. 10709/6, datë 24/09/2019; ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga zyra homologe INTERPOL Athinë rezulton se nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve të shtetasit Agim Kajmaku, me gjurmët e gishtërinjve që ndodhen në databazen e të dhënave kriminale në Greqi ka përputhshmëri të plotë me ato të shtetasit Jorgo Toto.
Më tej, Prokuroria ka sqaruar se shtetasi Agim Kajmaku kandidati i Edi Ramës në bashkinë e Vorës, nga verifikimet e kryera është provuar se Agim Kajmaku dhe shtetasi Jorgo Toto, është i njëjti person. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat e sistemit TIMS, konfirmohet nga fakti që gjurmët e shtetasit Agim Kajmaku dhe shtetasit Jorgo Toto janë i njëjti person.
Nga verifikimet e kryera, – citoj, shprehet prokuroria, konfirmohet se subjekti Agim Kajmaku ka pasur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qEnë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Kjo, sepse ai është arrestuar, – shprehet prokuroria, në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke ku është bërë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqej ndaj tij.
Nga ana tjetër, shprehet prokuroria, rezulton se subjekti ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti përpara autoriteteve shqiptare, jo vetëm duke ndryshuar emrin dhe mbiemrin, por dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.
Në konkluzion, organi i prokurorisë ka konfirmuar se shtetasi Agim Ymer Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për bashkinë Vorë, përfshihet në përcaktimin e pikës 3, germa ç, kreu 3, të vendimit 17-2016-të të Kuvendit të Shqipërisë.
Citojmë: Pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të pa plota dhe të pa sakta në këtë formular, pas sjell skualifikimin e menjëhershëm nga ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik.
Pas këtij vendimi të organit të prokurorisë, tashmë çdo alibi e krijuar nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij në bashkinë e Vorës, është rrëzuar.
Ne e kemi të qartë se Edi Rama nuk ka vullnet për ta luftuar krimin dhe se pushtetin e tij e ka të lidhur me krimin. Mirëpo, shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i Agim Kajmakut, tashmë nuk është më një çështje vullneti në dorë të Edi Ramës.
Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar deri në shtator të vitit 2019-të, për një vepër penale të rëndë të kryer në shtetin grek, për të cilën do të duhej të ishte dënuar deri në 10 vjet burg.
Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë është dhe një nga kushtet e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Kjo është një tjetër provë nëse Edi Rama do të vijojë të mbajë peng Shqipërinë, duke bashkëqeverisur me krimin, apo do të duhet të hapë krahun për ti hapur rrugë Shqipërisë si gjithë Europa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY