Policia e Tiranës ka dhënë detajet e një ngjarjeje të ndodhur ku ka mbetur i plagosur me thikë një 36-vjeçar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.
Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.
KB/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/