Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Sekretarja e PS ‘lyp’ ndihma për Bashkinë e Tiranës, ja letra që u është nisur të huajve

24/10/2019
Bashkia e Tiranës: Edi Rama, kryetar i kopshtit të krimit për 11 vjet betonizoi Tiranën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore, në 26 shtator, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj tha se bashkitë shqiptare duhet të shfrytëzojnë solidaritetin ndërkombëtar pas tërmetit për të bërë një inventar të nevojave që kanë.

Veliaj tha se ky moment duhet shfrytëzuar për tu pajisur me mjete për të mos qenë të papërgatitur në raste të tjera emergjencash. Fushata filloi menjëherë.

Kjo është një letër që Sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Socialiste u ka dërguar dhjetëra bashkive në shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

“Uroj që letra ime t’ju gjejë mirë. Emri im është Teuta Vodo, sekretare e marrëdhënieve ndërkombëtare në Partinë Socialiste dhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përgjegjëse për emergjencat civile dhe sigurinë.

Për shkak të disa tërmeteve që ranë në Tiranë dhe Durrës, ku 53 vetë u lënduan dhe shumë ndërtesa u dëmtuan, në emër të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, do ta vlerësonim shumë ndihmën tuaj për parandalimin e fatkeqësive natyrore në të ardhmen.

Si një qytet me gjallëri ku jeton 31 për qind e popullsisë së vendit, nevojat urgjente janë të panumërta. Më konkretisht ne do ta vlerësonim shumë mbështetjen tuaj me zjarrfikëse që do të ishin shumë të vlefshme për sigurinë e qytetarëve tanë. Faleminderiti për kohën dhe konsideratën….”

Letra e Teuta Vodos

Mesa duket disa kryetarë Bashkie që e kanë marrë këtë letër nuk janë ndjerë mirë. Ndoshta se Teuta Vodo, rezulton në Bashki vetëm një këshilltare pa funksione, por edhe se ajo u drejtohet si sekretare e Partisë Socialiste.

Ndoshta për shkak të hiperbolizimit të paarsyeshëm të pasojave të tërmetit dhe mungesës së racionalitetit.

“Dëmet e mëdha” me 53 të lënduar, nuk kanë bindur për solidaritet bashkitë që kanë marrë letrën. Madje një prej tyre e ka nisur tek Dosja.al për të shprehur bezdinë nga kërkesa e pavend.

“Lypja ka faqen e zezë po nuk të le pa gjë”, tha Veliaj në 26 shtator.

Mesa duket këtë herë ka mbetur vetëm me faqen e zezë./tpz

Tags: bashkiatirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.