Policia e Shtetit ka sekuestruar në orët e pasdites së sotme një arsenal të madh armësh, fishekësh dhe granata dore në qytetin e Elbasanit.
Gjatë aksionit policor thuhet se janë sekuestruar 15 arka me municion dhe 12 granata dore
Armët janë sekuestruar në fshatin Godolesh, të Elbasanit.
Mendohet që armët janë fshehur aty për ti mbajtur larg syve të policisë në kontrollet e saj.
Njoftimi i policisë
Sekuestrohet një arsenal me fishekë luftarakë e granata
Falë bashkëpunimit me qytetarët, zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal municionesh luftarake.
Policia e Elbasanit , si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët ka marrë informacion se në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan, ndodhej një arsenal me municione luftarake.
Me marrjen e informacionit menjëherë është organizuar puna për krehjen e zonës.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.
Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të braktisura , magazina apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë
Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/