DETAJE/ Itali, xhelozia verbon turistin shqiptar, ther me thikë bashkatdhetarin

DETAJE/ Itali, xhelozia verbon turistin shqiptar, ther me thikë bashkatdhetarin

66
0
Shares

Xhelozia ka bërë që pasi janë të nxjerrë thikat, një person të përfundojë në spital me dëmtime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Miramare, ku një shqiptar i cili ndodhej në Itali vetëm me vizë turistike, i pa punë dhe me lidhje me trafikun e drogës, theri me thikë rivalin e tij në dashuri, një bashkatdhetar të tij.
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë me një plagë thike në gjoks dhe është nën kujdes intensiv pasi është frika se mund të përkeqësohet duke pasur parasysh se goditja është bërë shumë pranë zemrës. Mjekët i kanë përcaktuar një prognozë shërimi 45-ditore.
Shqiptari, autor i plagosjes së rëndë, tentoi të arratisej pas ngjarjes, por u arrestua dhe u dërgua në burg, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Agjentët sekuestruan thikën me të cilin ai qëlloi rivalin e tij në dashuri.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, është me precedentë të mëparshëm, me lidhje me botën e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY