Beri femije me shokun pasi burri po vdiste, por jetoi edhe 22...

Beri femije me shokun pasi burri po vdiste, por jetoi edhe 22 vjet

191
0
Shares

N Imagjinoni një familje të lumtur burrë e grua dhe dy fëmijë. Një ditë burri vizitohet dhe mjekët i thonë që do të jetojë edhe 6 vite sepse vuan nga kanceri. Kjo ishte një dramë e madhe për ta. Në këtë situatë në familje futet një njeri tjetër, Naumi, i cili kërkon gruas së familjes, Lirisë, të krijojnë një marrëdhënie bashkë pasi burri të ndërrojë jetë.

Në atë moment Liria mendon për fëmijët, të cilët do të mbeteshin jetimë dhe pranon. Kaluan 6 vite, bashkëshorti i saj i ligjshëm nuk po vdiste, ai jetoi edhe 22 vite të tjera. Ndërkohë Liria i kishte dhënë fjalën burrit tjetër dhe nga ajo marrëdhënie vjen në jetë një djalë, Edmiri.

Por Mirit nuk i japin mbiemrin e babait biologjik, por të bashkëshortit të ligjshëm të nënës së tij. Kështu vazhdoi marrëdhënia derisa në moshën 11 vjeçare, kur babai biologjik i tregon Mirit se ishte babai i tij. Sot në “Shihemi në Gjyq” të programit “E diela shqiptare”, Miri ka sjellë nënën e tij, Lirinë së cilës i kërkon të ndjekë proceset gjyqësore në mënyrë që të mos mbesë mes katër rrugëve.  lind femije

Edmir Dine: Quhem Edmir Dine, vij nga fshati Gostivisht i qytetit të Ersekës. Ardhja ime sot këtu nuk ka qenë fare e lehtë, por problemet dhe hallet e mia janë pa fund dhe vazhdojnë të jenë pa fund. Pikërisht për këtë arsye kam sjellë sot këtu nënën time, të cilën e akuzoj për mosdhënien e ADN-së në kohën e duhur. Për shkak të atësisë së dhënë vonë problemet kanë qenë të pafundme. Dua të di cilat kanë qenë arsyet.

Eni Çobani: Kjo është një “akuzë”, sepse në fakt kjo është një e vërtetë që Iliri do të dijë prej teje. Çfarë ka ndodhur Liri? Si ka qenë jeta jote? Nuk është e lehtë, por ca të vërteta duhen thënë.

Liria: Në radhë të parë dua t’i them djalit tim se sot këtu nuk e kisha vendin unë. Sot këtu e kishin vendin xhaxhai i tij dhe hallat sepse babai nuk rron më. Nëse do ishte gjallë do ishte këtu sot. Shkaktarë për mosmarrjen e atësisë së djalit ka qenë familja e babit të tij, sepse nuk ka nënë në botë që të mos dojë fëmijën e saj.

Eni Çobani: Si ndodhi Liri? Pra, për ta kuptuar më mirë ju kishit qenë në një martesë 6-vjeçare nga e cila kishit 2 fëmijë?

Liria: Po.

Eni Çobani: Dhe në momentin që ju morët vesh që bashkëshorti juaj vuante nga një sëmundje e pashërueshme menduat se çdo bëhej me jetën tuaj…

Liria: Isha fare e re 33 vjeç.

Eni Çobani: Në këto momente ju vjen një propozim nga babai biologjik i Edmirit pavarësisht se ju ishit akoma e martuar dhe normalisht ju filluat një marrëdhënie dashurie ndërkohë.

Liria: Në fakt jo që në fillim. Kur bashkëshorti im u operua, doktori i dha vetëm 5-6 vjet jetë i dha dhe unë prisja që ai të ndahej nga jeta, e të vazhdoja një jetë të rregullt me babanë e Emirit. Në fillim ishim thjeshtë shokë.

Ardit Gjebrea: Por duke e ditur që ai do të ishte burri i ardhshëm.

Liria: Po patjetër. Unë kisha dy fëmijë të vegjël, nuk mund ta përballoja dot jetën e vetme. Isha 33 vjeç, mendova për ata dy jetimë.

Eni Çobani: Edmir ju i keni dëgjuar ndonjëherë këto nga nëna jote, apo të duken të çuditshme.

Edmir Dine: Për mua është pak e çuditshme, disa prej këtyre i kam dëgjuar, por nuk e kuptoj përse duhet t’i pranonte nëna ime të gjitha këto.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që babai ishte gjallë…

Eni Çobani: Nga momenti që zonja u lidh në martesë kishin kaluar 6 vjet, kishte dy fëmijë. Pas këtyre 6 viteve burri diagnostikohet me një sëmundje të pashërueshme dhe mjekët i thonë ky njeri mund të jetojë 5-6 vjet. Sigurisht fjala u hap sepse fshati është i vogël. Babi biologjik i Edmirit i bën një propozim nënës së tij duke e respektuar martesën e saj, por që donte të dinte që pas vdekjes së burrit do martohej me të. Zonja nga njëra anë kishte bashkëshortin e sëmurë që i shërbente dhe nga ana tjetër kishte zotin Dine me të cilin takoheshin.

Ardit Gjebrea: Po takoheshit si shokë apo…

Liria: Po si shokë. Pa u ndarë burri nga jeta ne ishim shokë. Kishim komunikim, por jo si burrë e grua.

Ardit Gjebrea: Fëmija ka lindur pasi vdiq bashkëshorti?

Liria: Jo, ka lindur më përpara sepse sëmundja vazhdoi më shumë se 6 vite. Në kohën që unë prisja që burri im të ndahej nga jeta, nuk mund ta ndaja pa vdekur sepse më ai më tha: “Jam i gatshëm të bëj çdo gjë për ty dhe dua të më mbash deri në fund. Dua atë vdes pranë fëmijëve dhe meje”. Unë ia mbajta premtimin deri në fund.

Ardit Gjebrea: Duke bërë edhe Edmirin gjatë asaj kohe…

Liria: Babi i Edmirit e pa që koha po zgjatej, mosha po ikte dhe donte një trashëgimtar. Sepse dihej që jeta e burrit tim të parë do mbaronte…

Ardit Gjebrea: Babai i Edmirit ta tha këtë gjë ndërkohë që ju ishit me bashkëshortin?

Liria: Po, duke e ditur që ai do ndahej nga jeta.

Ardit Gjebrea: Ai pas 6 vitesh ndërroi jetë apo vazhdoi?

Liria: Jetoi edhe disa vite më pas ndërroi jetë.

Ardit Gjebrea: Shiko, ne të gjithë do vdesim një ditë, por s’mund të prenotojë gruaja ime burrin kur të vdes unë.

Liria: Asnjë nuk e di vdekjen, por doktorët 5-6 vite jetë i dhanë.

Eni Çobani: Edmiri ka lindur gjatë kohës së martesës me zonjës me burrin e parë, i cili ka ndërruar jetë kur Edmiri ka qenë 18 vjeç.

Ardit Gjebrea: Miri kur ke lindur në fillim çfarë mbiemri ke pasur?

Edmir Dine: Deri në 18 vjeç kam jetuar me njerkun, i cili më pas vdiq. Gjatë kësaj periudhe jam pranuar nga babai biologjik në shtëpi pa e ditur të vërtetën. Për shumë vite kam mbajtur mbiemrin e njerkut, Jano. Kur unë isha 6 vjeç shkoja në shtëpinë e babait tim biologjik, për të cilin më kishin thënë se ishte mik i nënës time. Ajo që më dhemb më shumë mua është pse ditën që e kam marrë vesh ishte vetëm babai im biologjik dhe jo nëna ime.

Liria: Unë nuk u martova me babanë tënd sepse kisha nevojë për burrë, por mendova me çfarë do të ushqeja dy fëmijët e tjerë që kisha pasi të vdiste burri im. Fajin që ti nuk more atësinë e babait tënd të vërtetë nuk ka ta njerku, as unë, por babai yt biologjik, xhaxhi yt Filipi dhe hallat. Babanë tënd e kërcënonte duke i thënë se do ta burgoste nëse të jepte atësinë.

Edmir Dine: Ti e di si i kam unë marrëdhëniet me atë, ai edhe sot më shikon në rrugë e më ofendon. Nuk më pranon. Familja e babait tim biologjik nuk më ka pranuar asnjëherë, deri më sot jo.

Liria: Ti e di që unë në atë familje nuk u futa kurrë sepse nuk më pranonin. Pse nuk iu kërkoje llogari atyre ti, sepse të mbanin nga pas. Pse nuk iu thoshe që vërtetë më thua që jam djali yt, po nëna ime pse nuk është këtu. Pse nuk i kërkoje llogari babait që nuk isha unë në familje.

Edmir Dine: Po ç’më duhet mua. Unë kam tjetër hall. Sot unë jam mes katër rrugëve. Po të ishte bërë ADN-ja më parë me marrëveshjen e mamasë time dhe babait tim në kohën e duhur, unë s’do të isha sot këtu. Unë kam humbur familjen, kam humbur dokumentacionet në Greqi për shkak të tyre.

Ardit Gjebrea: Miri çfarë i kërkon t’i nënës tënde sot?

Edmir Dine: Mamasë time i kërkoj të gjej një zgjedhje sepse unë jam në mes të katër rrugëve.

Liria: Meqenëse unë në fillim nuk pata mundësi t’i jepja atësinë djalit për shkak të pengesës së familjes së babait biologjik, tani që mu dha mundësia unë e bëra.

Eni Çobani: Pas vdekjes së bashkëshortit Liria ka mbajtur 1 vit zi dhe më pas i ka kërkuar Naunit, babait të Edmirit që të jetojnë bashkë, por ai nuk ka pranuar. Në atë moment ajo është nisur drejt Greqisë, tek fëmijët e saj dhe ka marrë me vete edhe Edmirin. Përmes telefonatave të vazhdueshme me Edmirin, Nauni i kërkon sërish Lirisë të kthehet. Ata martohen dhe Liria futet më në fund në banesën e Naunit dhe jetoi me të 5-6 vjet dhe më pas ai ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ardit Gjebrea: Zonja Liri është martuar, djali ka marrë mbiemrin… Si i nxorën jashtë nga shtëpia?

Eni Çobani: Pikërisht për këtë unë kam marrë të gjithë procedurën gjyqësore. Kur Edmiri ka marrë atësinë dhe ka qenë në proces gjyqësor, familja e babait të tij biologjik ka hapur një gjyq të menjëhershëm për pajtimin e pasurisë. Ndërkohë që gjyqi për marrjen e atësisë për Edmirin nuk kishte përfunduar procesi për pjesëtimin e pasurisë vazhdonte dhe Naumi rezultonte pa trashëgimtar. Pasuria e tij kalonte në emër të nënës së Naumit dhe Lirisë dhe ky është problemi. Miri ndaj thotë përse nuk ma njohu më parë atësinë. Si përfundim i është lënë banesa xhaxhait biologjik të Mirit, Filipit dhe Liria dhe Miri kanë dalë nga kjo banesë dhe iu është dhënë një kompensim financiar për pjesën, të cilën pretendohet.

Liria: Kam dhe një kërkesë të fundit për Filipin. Mua ma ka nxirë jetën që kur u bashkova me vëllain e tij, tani po i nxin jetën edhe djalit. Të mos ma përgojojë djalin lart e poshtë,nëse nuk e pranon si nip nuk më bëhet vonë fare. /tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY