‘Gafa’ në raportin paraprak të Venecias, reagon Presidenca

‘Gafa’ në raportin paraprak të Venecias, reagon Presidenca

108
0
Shares

Zyrtarët që kanë në dorë raportin paraprak të komisionit të Venecias kanë konstatuar një gafë në përpilimin e tij administrativ. Raporti i Komisionit të Venecias është bërë publik në datën 27 shtator, por në raport shënohet se do të dërgohej në 29 shtator. Për zëdhënësin e Presidentit është e paqartë nëse kjo është ngatërresë nga nxitimi apo do të ketë një tjetër raport.

Zëdhënësi i Presidentit ka tërhequr vëmendjen për atë që ai e quan ngatërresë, për shkak se raporti u zyrtarizua në datën 27, por në fakt në kopertinë shënohet se do të publikohej në 29 shtator.

Blushi: Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019.Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër? Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë:Zero shkelje të Kushtetutës!

Më herët zëdhënësi i Kreut të Shtetit ka theksuar se të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet e dinë se Presidenti ka mbrojtur Kushtetutën, rendin dhe pluralizmin politik dhe ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun. Blushi ndër të tjera fton të dëgjohet Bundestagu.

Raporti paraprak i komisionit të Venecias nuk është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni edhe pse tashmë pjesë të tij janë bërë publike.

https://www.venice.coe.int/webforms/documents/?pdf=CDL-AD(2015)045-e

Në raste të tjera praktika e publikimit funksiononte edhe për raporte paraprake apo të ndërmjetëm.

https://www.venice.coe.int/webforms/documents/?pdf=CDL-AD(2016)009-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY