Policia jep detajet e ngjarjes në Kavajë, kush është autori i plagosjes...

Policia jep detajet e ngjarjes në Kavajë, kush është autori i plagosjes me armë

176
0
Shares

Policia ka dhënë deklaratën zyrtare të ngjarjes të ndodhur në Kavajë. Sipas policisë është shoqëruar autori i plagosjes së Rexhep Tares, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kavajë/Informacion Paraprak

Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë. Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit.

Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY