“E kërcënoi hapur”, Gjata flet për vendimin: Tahiri ka dosje të rënda...

“E kërcënoi hapur”, Gjata flet për vendimin: Tahiri ka dosje të rënda për Ramën

96
0
Shares

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka reaguar pas vendimit të gjykatës lidhur me Tahirin. Në rubrikën “Opinion”, në News 24, Gjata tha se vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte politik, dhe se kryeministri Edi Rama nuk e shiti deri në fund, pasi kishte frikë prej tij.

Sipas Gjatës, Tahiri ka gjëra dhe dosje shumë të rënda për Ramën dhe PS-në.

Rama nuk e shiti deri në fund Tahirin, sepse kishte frikë, pas Tahiri pati të dhëna për të, kishte dosje. Vetëm përgjimet e Dibrës dhe Durrësit e pamë çfarë doli, imagjino çfarë mund të ketë Saimiri për to. Saimir Tahiri di shumë gjëra, ai tha dje “Do kishte qenë më burrërore, të më dënonin sipas akuzave të Prokurorisë”. Ky ishte kërcënim i hapur”, tha Gjata.

Pas vendimit të Gjykatës, Prokurorët Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, thanë se si një detyrim ligjor do të apelojnë vendimin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm por këto i kthehen në 3 vite shërbim prove.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY