Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Burrel-Milot mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në urën e liqenit të Ulzës. Mësohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. Një automjet me targa zviceriane ka parakaluar mjetin e tonazhit të lartë, duke bërë që ky i fundit të dalë nga rruga.
Sakaq, në momentin e përplasjes shoferi i trajlerit është hedhur nga mjeti dhe ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta.
Policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...