Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Sipas bluve, njoftohet se është kapur një 42-vjeçar shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burg për “Vjedhje me dhunë”.
“Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP.Tiranë në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi shtetasin:
– Ilmi Demiraj, 42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë.
Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”,-njofton policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/