Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dollapi: Strukturat e PD gati në çdo kohë të përballen dhe të fitojnë në zgjedhje të lira e të ndershme

06/09/2019
Dollapi: Strukturat e PD gati në çdo kohë të përballen dhe të fitojnë në zgjedhje të lira e të ndershme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari Organizativ Sahit Dollapi: Strukturat e PD gati në çfo kohë të përballen dhe të fitojnë në zgjedhje të lira e të ndershme.

Sekretari Organizativ Sahit Dollapi tha se strukturat e PD-së janë gati të përballen në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale dhe t’i fitojnë ato në kushte të barabarta loje me kundërshtarin politik. Zoti Dollapi e bëri këtë vlerësim gjatë një interviste me Alfons Zenelin në Shijak TV, ku vuri në dukje se muaji gusht nuk ishte një periudhë pushimesh për demokratët, por muaji i një pune voluminoze për të forcuar fizionimë elektorale të Partisë Demokratike.

“PD ka një strukturë gjigande me 71 degë brenda vendit, 6 degë jashtë vendit, 872 grupseksione dhe mbi 5700 seksione, që korrespondojnë me qendrat e votimit dhe ku është bërë një lunë kolosale për një organizim më të mirë, për identifikimin e çdo resursi dhe aktivizinin në çdo kohë për përballjen elektorale. Qëllimi kryesor i kësaj pune të jashtëzakonshme është përgatitja e partisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. Në synojmë që këto të jenë zgjedhje të lira e të ndershme, ku përballja të jetë për alternativën më të mirë dhe jo për të fortin, kriminelin apo banditin e rradhës.”- u shpreh Sahit Dollapi.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike theksoi se forca më e madhe e opozitës ka detyrimin për të sjellë në qeverisje njerëz të pastër, që i shërbejnë vendit dhe jo interesave personalë apo, akoma më keq, interesave kriminalë. “Për ta arritur tek zgjedhjet e lira e të ndershme duhet dekriminalizimi i politikës nga të emëruarit e krimit dhe nga të korruptuarit.-tha Sahit Dollapi, i cili vleresoi se është shumë e rëndësishme edhe për rininë që të drejtohen nga një qeveri që ka të parin interesin e tyre.

“Dua të sjell në vëmendje se përveç të rinjve që shkollohen dhe lunojnë këtu, janë me mijëra të rinjtë që po shkollohen jashtë vendit dhe ata duan njerëz të pastër më drejtimin e vendit, duan që qeveritarët të punojnë në interes të tyre duke iu përgjigjur edukimit perëndimor që ata marrin jashtë vendit.”- tha zoti Dollapi.

Duke iu referuar edhe raportit të OSVE/ODIHR-it, Sekretari Organizativ i PD, theksoi se zgjidhja e vetme që vendi të mos shkojë drejt humnerës ekonomike dhe politike janë zgjedhjet e mira e të ndershme. “Kjo qeveri, që i ka bërë vendit dëme të mëdha, duhet të marrë fund. Vendi ka nevojë jetike për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, që t’u garantojë shqiptarëve të drejtën themelore për të zgjedhur vetë qe qerinë që duan. Në çdo kohë që kjo të vijë, PD dhe strukturat e saj janë gati të ndezin motorrët e fitores”- theksoi Sekretari Organizatov i PD, Sahit Dollapi.

Tags: PDSekretari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.