Ministria e Mbrojtjes dërgon 70 punonjës dhe 6 makina zjarrfikëse,situatë emergjente në...

Ministria e Mbrojtjes dërgon 70 punonjës dhe 6 makina zjarrfikëse,situatë emergjente në Finiq.

70
0
Shares

Ministria e Mbrojtjes lajmëron se pas zjarreve që kanë rënë në zonën e Delvinës dhe të Finiqit, ka dërguar drejt vendngjarjes 6 zjarrfikëse dhe 70 punonjës për të shuar flakët.

“Gjashtë mjete zjarrfikëse të MZSH nga Delvina, Saranda dhe Gjirokastra dhe 70 punonjës të MZHSH janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në Finiq.

Sipas informacioneve të deritanishme raportohet për vetëm 2 shtëpi, të brakstisura prej më shumë se 15 vjetësh, të dëmtuara nga zjarri, shumë larg qendrave të banuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Situata po ndiqet me vëmendje nga Ministri i Mbrojtjes, Prefekti, Emergjencat Civile. Ne gatishmëri në rast ndërhyrje janë efektivët e FA në Detashmentin e Mbrojtjes Rajonale të Gjirokastrës. Për momentin, situata është tërësisht nën kontroll.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY