Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjashte tendera per rruget, 22 milione euro u ndane dje

17/08/2019
Hapet një shteg në autostradën Tiranë-Durrës, por trafiku do pëlcasë shoferët sërish
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur dje gjashtë tendera për punime të infrastrukturës, me një shifër vlere limit të konsiderueshme : në total, 22 milionë euro.

Sipas njoftimeve të bëra në faqen e prokurimeve publike pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, të gjitha ofertat për to duhet të paraqiten në të njejtën ditë dhe në të njejtën orë, më 16 gusht ora 11 pranë FSHZH.

Tenderat 

Tenderi i parë ka të bëjë me përmirësimin e  aksesit në sitet turistike dhe lehtësimin e trafikut në zonat urbane në rajonet veriore. Fondi limit (vlera e pritshme e kontratës) është 471.487.538 lekë pa TVSH. Burimi i financimit: Buxheti i shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion do të jetë në vlerën 94.297.507,5 lekë pa TVSH. Objekti i kontratës përfshin këto projekte: Rikonstruksion rruga Ura e Mesit Drisht-Kala e Drishtit, Ndërtimi i unazës së qytetit faza 2, segmenti A-G, Vau i Dejës, Unaza e qytetit Bajram Curri, Faza e Dytë, Sistemim asfaltim i rruges Sanxhak – Superstradë, Faza e Dytë, Rikonstruksioni i rrugës nga Rruga Nacionale (Ceren) në Radomirë. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 12 muaj.

Tenderi i dytë synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në funksion të zhvillimit të turizmit dhe agroturizmit në ”Rajonin 4″. Fondi limit është parashikuar 618.371.666 lekë pa TVSH. Burimi i Financimit: Buxheti i shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion është në vlerën 127.679.398 lekë pa TVSH. Përfshin këto projekte: Rikonstruksioni i rrugës Salari – Dukaj Loti II & III, Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të kalasë së Ali Pashë Tepelenës, Sheshit Selam Musai dhe hapësirave përrreth kalasë, Rikonstruksion i Rrugës Borsh – Kala e Borshit, Rehabilitim i unazës ekonomike të Bashkisë Konispol, Loti I – II (Shkallë – Vrinë). Kohëzgjatja e punimeve: 12 muaj.

Tenderi i tretë ka për objekt rivitalizimin urban dhe përmirësimin e aksesit në zonat me aktivitetet bujqësor në ”Rajonin 3”. Fondi limit: 323.398.146 lekë pa TVSH. Burimi i Financimit: Buxheti i shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion është në vlerën 77.208.523 pa TVSH. Në të përfshihen këto projekte: Rikonstruksioni i rrugës Kuqan – Bujqes- Jagodinë- Murriqan- Thanë, Rikualifikim Blloku Urban që kufizohet nga rrugët F. Noli, M.Pepi, A.Bektashi si dhe rivitalizimi i Parkut Rinia, Ersekë. Kohëzgjatja: 6 muaj.

Tenderi i radhës ka të bëjë me rivitalizimin urban të zonave me potencial të lartë turistik në ”Rajonin 3” dhe ”Rajonin 4″. Fondi limit (vlera e pritshme e kontratës) është 235.478.204 lekë pa TVSH. Burimi i Financimit: Buxheti i shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion është në vlerën 80.425.849 lekë pa TVSH. Objekti i kontratës përfshin këto projekte: Krijimi i qendrave të fshatrave me sipërfaqe qendrimi, pushimi, parkimi dhe lulishte, fshati Fushë – Peshtan, Rikonstruksioni i segmentit të dytë të rrugës ”Mujo Ulqinaku” dhe segmenti i parë i rrugës ”Jakov Mile”, ndërtimi i parkut Agro-turistik dhe rehabilitimi i rrugës hyrëse, fshati Luar. Kohëzgjatja 12 muaj.

Gara e pestë publike lidhet me objektivin e përmirësimit të infrastrukurës rrugore në zonat turistike të rajonit qendror dhe lehtësimin e trafikut në zonat urbane të tij. Fondi limit do të jetë 454.015.711 lekë pa TVSH. Burimi i Financimit: Buxheti i shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion është 118.164.970 lekë pa TVSH. Përfshin këto projekte: Ndërtimi i rruges lidhëse rruga e Dibrës – Kongresi i Manastirit, Rehabilitimi i aksit rrugor Dëshmorët, Rehabilitimi i rrugës Egnatia, Ndërtim Sistemim Asfaltim i rrugës Grekan-Shelgu-Gjyrale”. Kohzgjatja: 10 muaj.

Tenderi i fundit është ai që synon përmirësimin e aksesit në zonat me aktivitet të lartë bujqësor të Myzeqesë. Fondi limit: 574.733.505 lekë pa TVSH nga Buxheti i Shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion është në vlerën 116.845.932 pa TVSH. Objekti i kontratës përfshin këto projekte: Rikonstruksioni i rrugëve që lidhin fshatrat Kallm i Vogël – Imsht –  Vërri- Bubullimë – Ura Belinë, Nj.A Libofshë, Fier, Rikonstruksioni i rrugëve të rajonit të Sotallarëve, Rikonstruksioni i Unazës Bujqësore të Myzeqesë, rrethrrotullimi Imsht-Ngurrëz, Fier i ri, Kashtbardhë, Qerret Kadiaj Savër, Paketa II dhe ndërtimi i rrugës së aksesit për Qendrën e Grumbullimit të Frutave. Kohezgjatja e punimeve është parashikuar 12 muaj. shqiptarja.com

Tags: rruge tendera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Iran, protesat ne 180 qytete, dyshime per 217 te vrare. I biri i Shahut Pahlevi pret rikthimin

Garda Revolucionare Iranit shpallet organizatë terroriste nga BE

29/01/2026
PS tërhiqet përkohsisht nga ‘shkarkimi’ i PD si bashkëkryetar të reformës territoriale

PS tërhiqet përkohsisht nga ‘shkarkimi’ i PD si bashkëkryetar të reformës territoriale

29/01/2026
Krimi tek “Don Bosko”, SHÇBA nis hetimin administrativ ndaj policëve

Tenderi gjysëm milion euro për komisariatet, 15 të pandehur, gratë e dënuara shkojnë në shtëpi

29/01/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

KLGJ kërkon masa urgjente sigurie në gjykata, letër institucioneve shtetërore

29/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Iran, protesat ne 180 qytete, dyshime per 217 te vrare. I biri i Shahut Pahlevi pret rikthimin

Garda Revolucionare Iranit shpallet organizatë terroriste nga BE

29/01/2026
PS tërhiqet përkohsisht nga ‘shkarkimi’ i PD si bashkëkryetar të reformës territoriale

PS tërhiqet përkohsisht nga ‘shkarkimi’ i PD si bashkëkryetar të reformës territoriale

29/01/2026
Krimi tek “Don Bosko”, SHÇBA nis hetimin administrativ ndaj policëve

Tenderi gjysëm milion euro për komisariatet, 15 të pandehur, gratë e dënuara shkojnë në shtëpi

29/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.