Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Anulohet fitorja e Katiaj në Dhomën e Tregtisë”, PD: Ja si Rama urdhëroi operacionin e kundraligjshëm

29/07/2019
“Anulohet fitorja e Katiaj në Dhomën e Tregtisë”, PD: Ja si Rama urdhëroi operacionin e kundraligjshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD, Edmond Spaho u shpreh se kryeministri Edi Rama, për pushtetin e tij, kërkon të kapë edhe institucionet; Dhomën e Tregtisë dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

PD është ndalur tek rasti i sotëm lidhurme Gjykatën Administrative. Spaho thotë se pas presionit me vetting të Ramës, Gjykata Administrative në mënyrë absurde dhe antikushtetuese, ka anuluar fitoren e Elisabeta Katiaj në zgjedhjet për këtë institucion, duke favorizuar kandidaten e përkrahur nga qeveria.

Kujtojmë këtu se 1 muaj më parë institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, zhvilloi zgjedhjet konform rregullave të statutit. Në garë morën pjesë dy kandidatë dhe konform rregullave, fituese u shpall zonja Elisabeta Katiaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, N/KRYETARI I PD, EDMOND SPAHO

Babëzia për pushtet e Ramës nuk fal asnjë institucion të pavarur qoftë ai dhe jo i lidhur me shtetin drejtpërdrejt. Veglat e tij qorre veprojnë edhe mbi institucione si Dhoma e Tregtisë si dhe Bashkimi i Dhomave te Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Mbi 1 muaj më parë institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, zhvilloi zgjedhjet konform rregullave të statutit. Në garë morën pjesë dy kandidatë dhe konform rregullave, fituese u shpall zonja Elisabeta Katiaj.

Gjendur përpara këtij fakti dhe duke pasur frikë nga zgjedhjet si forma e vetme demokratike e përzgjedhjes në krye të një institucioni, Rama urdhëroi një operacion tërësisht kundërligjore. Ai angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të sulmuar procesin me një kërkesë antiligjore në favor të kandidates së tij.

Përballë këmbënguljes të mbështetur në ligje dhe procedura demokratike, insituticioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe industrisë procedoi me shpalljen fituese të kandidates Katiaj.

E gjendur në minorancë votash kandidatja humbëse, dhe natyrisht në mbështetje të kryeministrit Rama, përdori ministren Denaj, e cila në shkelje të Ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, ndërhyri brutalisht në proces.

Nën presionin brutal të personave të lidhur ngushtë me Edi Ramën, komisioni që shpalli fitues dhe vulosi zonjën Katiaj, u tërhoq.

Kjo kthesë e beftë e Komisionit, fsheh në thelb babëzinë për të kapur këtë institucion të pavarur që jo rrallë herë ka shprehur shqetësimet e bizneseve karshi politikave ekonomike të qeverisë.

Këto shqetësime janë paraqitur pranë raportuesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kontrolli qeveritar i kësaj organizate është qëllimi pse Edi Rama po ndërhyn me të gjitha mjetet.

Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë – paditë e zonjës Katija, duke e shpallur fituese, iu anullua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama.

Gjykatësi vendosi që të mos merrte Sigurimin e Padisë duke ia hequr kësaj Gjykate këtë të drejtë.

Një vendim sa absurd aq edhe antikushtetues marrë nga presioni me vetting që Rama i bën tanimë çdo gjyqtari.

E gjithë kjo histori kriminale dhe antikushtetuese zbatohet për të kapur dhe mbytur çdo zë të pavarur nga një njeri që ka frikë dhe dhunon institucionin e zgjedhjeve kudo ku interesat e tij kërcënohen.

Njeriu që zhduku zgjedhjet nga partia që drejton, që zhduku zgjedhjet nga shqiptarët dhe i ktheu në votime moniste, duhet ndalur me çdo kusht e çdo mjet.

Çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik.

Askush nuk do të harrohet dhe as falet në orën e llogarisë që po afron.

Zemërimi popullor nuk do kursejë askënd dhe pasuritë e askujt që sot kalëron me Edi Ramën por nesër e pret gremina dhe fundi i tmerrshëm i çdo bashkëpunëtori me krimin dhe tradhtari të interesit publik.

Tags: deklaratemediatPDreagimSpaho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.