Për të 15-n herë ka deshtuar procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurëve të tjerë: Gilmando Danit, Endrit Qyqes, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit.
Për krijimin e këtij ngërçi procedurial shkak është bërë mungesa e avokatit që ka në mbrojtje Zelën, i cili nuk u paraqit me pretendimin e problemeve shëndetësore.
Seanca gjyqësore e ditës së sotme është zhvilluar normalisht dhe kanë munguar komentet e të pandehurëve, që më herët kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Albana Boksi, për arsye se ka gjykuar çështjen “Vollga” në Durrës.
Mësohet se seanca rradhës do të zhvillohet me datë 9 Shtator.
Dënimet për grupin e Shullazit
Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.
Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/