Çfarë po ndodh tek gjyqi i grupit “Shullazi”, ja kush mungon

Çfarë po ndodh tek gjyqi i grupit “Shullazi”, ja kush mungon

238
0
Shares

Për të 15-n herë ka deshtuar procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurëve të tjerë: Gilmando Danit, Endrit Qyqes, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit.

Për krijimin e këtij ngërçi procedurial shkak  është bërë mungesa e avokatit që ka në mbrojtje Zelën, i cili nuk u paraqit me pretendimin e problemeve shëndetësore.

Seanca gjyqësore e ditës së sotme është zhvilluar normalisht dhe kanë munguar komentet e të pandehurëve, që më herët kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Albana Boksi, për arsye se ka gjykuar çështjen “Vollga” në Durrës.

Mësohet se seanca rradhës do të zhvillohet me datë 9 Shtator.

Dënimet për grupin e Shullazit
Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY