Tre persona të plagosur nga shpërthimi i transformatorit, OSHEE: Ja si ndodhi

Tre persona të plagosur nga shpërthimi i transformatorit, OSHEE: Ja si ndodhi

83
0
Shares
foto ilustruese

OSHEE ka dhënë detajet e para lidhur me shpërthimin e ndodhur në një transformator në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbetën të plagosur 3 punonjës.

OSHEE sqaron se shperthimi ndodhi si pasojë e punimeve dhe një pakujdesie nga punëtorët.

Më tej, sqarohet se ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

Informacioni nga OSHEE

Për shkak të punimeve të kompanisë “4AM”, në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.

Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.
Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura.
Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë Coca Colës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY