Një skandal tjetër është denoncuar në radhët e Policisë. Këtë herë, skandali lidhet me votat dhe garancitë që shefat kërkojnë nga çdo polic, jo vetëm për votën e tyre por edhe të familjarëve.
Denoncimi i “oficerit dixhital”, bëhet publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i plotë i Sali Berishës
“Në Narko-Republikën e Shqipërisë, Noriega do me çdo kusht votat!”.
Oficeri dixhital i policise denoncon:
– drejtorin e mbrotjes se deshmitareve, Besnik Bregu qe detyron efektivin e tij qe te
– plotesojne formulare per zgjedhje duke shkruar
– emrat dhe celularet e gjithsecilit person te familjes dhe te njohur qe do votoje per PS! sb
“Pershendetje Zoti Berisha, o shpetimtari i ketij vend qe ka perfunduar si mos me keq. Une qe po te shkruaj jam nje punonjes policie qe punoj te Drejtoria e Mbr.deshmitareve. Dua te denoncoj politizimin me te skajshem te policise qe ka ndodhe deri me sot. Me porosi te Drejtorit z. Besnik Bregu na kane detyruar te plotesojme dhe firmosim formulare per zgjedhjet ku te shkruajme numrin e votave qe do te sigurojme per zgjedhje ne si punonjes policie perfshire familjaret tone, si dhe duke shkruar edhe numrat celular te gjithesecilit. Te lutem dua te jem anonim sepse me heqin nga puna. Vetem tek Ti kam besim se mund ti publikosh dhe ti ndalosh keto skandale qe nuk kane ndodhe kurre ne policine e shtetit.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/